Agjencia Zhurnal.mk.

68 të plagosur nga tërmeti në Turqi

Ministri i Shëndetësisë së Türkiye-s, Fahrettin Koca njoftoi se 68 persona prej të cilëve një në gjendje të rëndë janë plagosur si pasojë e tërmetit me magnitudë 5.9 ballë që goditi rrethin Gölyaka në qytetin Düzce.

 

Koca iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve para mbledhjes së grupit parlamentar të AK Partisë në Kuvendin e Madh Popullor të Türkiye-s (TBMM).

Ai informoi se në tërmet një shtetas 28-vjeçar me origjinë nga Afganistani ka pësuar hemorragji cerebrale për shkak të rënies nga kati i parë në tërmet.

“Kemi gjithsej 68 të plagosur. 26 prej tyre janë në spital dhe monitorohen. Përveç njërit i cili është plagosur rëndë, shtetasit tjerë janë në gjendje të mirë dhe nuk kanë ndonjë problem serioz”, tha Koca.

– Pas tërmetit u shënuan 96 pasgoditje

Në deklaratë thuhet se pas tërmetit janë regjistruar 96 pasgoditje prej të cilave më e madhja me magnitudë 4.3 ballë.

“Në informacionin e marrë nga Ministria e Shëndetësisë thuhet se janë plagosur 46 persona prej të cilëve 37 në Düzce, 1 në Istanbul, 6 në Zonguldak, 1 në Sakarya dhe 1 person në Bolu. Në disa zona në qytetin Düzce ka ndërprerje të energjisë elektrike me qëllim kontrollin. Në rajon janë dërguar 10 baza stacioni (antena të operatorëve) të lëvizshme. Nga depoja logjistike e AFAD-it janë dërguar 10 mijë batanije, 20 tenda (çadra) për përdorim të përgjithshëm me një hapësirë 112 metër katrorë si dhe 480 tenda (çadra) 16 metër katrorë për jetesë familjare”, thuhet në deklaratë.

Related posts

MPJ- e Kinës : 30 vite pjestarë aktivë në Misionet paqeruajtëse të OKB-së

Z.H

Rrjetet sociale do të ruajnë dëshmi eventuale për krime të luftës në Ukrainë

Xh M

Vdesin tre fëmijë pas shembjes së një ndërtese në Egjipt

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More