Agjencia Zhurnal.mk.

Osmani: Qytetarët iu besojnë grave, me votë më mundësuan të jem komandante supreme

Osmani: Qytetarët iu besojnë grave, me votë më mundësuan të jem komandante supreme

Me rastin e përvjetorit të miratimit të Rezolutës 1325 e OKB-së për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ministria e Mbrojtjes, në bashkëpunim me UN-Ëomen, kanë mbajtur konferncën me temën “Roli i grave në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë”.

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani  tha se vajzat dhe gratë janë bosht i promovimit të paqes dhe në politikën e mbrojtjes.

Sipas saj, edhe pse përfaqësim i grave është i garantuar në shumicën e institucioneve ato ballafaqohen me probleme të shumta me diskriminim të llojllojshëm.

Osmani më tej shtoi se qytetarët i besojnë fuqisë së gruas, duke iu referuar votave që ajo morri në zgjedhjet nacionale.

Ajo thotë se nëse qytetarët me votën e tyre besuan që një grua mund të jetë komandante tyre supreme e besojnë gruan në çdo pozicion tjetër.

“Duke qenë vet një grua bartëse e përgjegjësive shtetërore, besoj fuqishëm dhe nënkupton promovim të mëtutjeshëm të rolit të grave dhe vajzave në shoqëri, se para se gjithash pjesëmarrja jo vetëm që është e dukshme, por është vendimtare dhe përcaktuese për orientim të politikave të drejta”.

“Edhe pse kem shumë punë, është evidente që Kosova ka shënuar rezultate të grave në vendimmarrje, por edhe në zbatimin e politikave të mbrojtjes dhe sigurisë. Që nga ligji për barazi gjinore e shumë dokumente e marrëveshje tjera të hartuara më parë e që do të hartohen tash e tutje, rregulltave në vendin tonë flet për mundësinë e barabarta të grave ne Kosovë”.

“Edhe pse përfaqësim i grave është i garantuar në shumicën e institucioneve të vendit, ato ballafaqohen me probleme te shumta me diskriminim të llojllojshëm”.

“Shin qytetarët që me votën e tyre besuan që një grua mund të jetë komandante e tyre supreme. Kur e pranojnë një gjë të tillë, e besojnë gruan në çdo pozicion tjetër”, tha Osmani.

Related posts

Çitaku: Nuk ka urgjencë për zgjedhje të jashtëzakonshme

D V

​FSK dhe Ushtria Amerikane nderojnë viktimat e 11 shtatorit

D V

Kryeministri spanjoll flet për takimin me Kurtin: Inkurajojmë dialogun, palët të gjejnë marrëveshje

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More