Agjencia Zhurnal.mk.

50 fëmijë të hospitalizuar në Gjevgjeli, doktorët dyshojnë për simptoma post-Covid

Shkup, 9 korrik  – 50 fëmijë dhe foshnja nga Gjevgjeli gjatë muajit të fundit kanë kërkuan ndihmë mjekësore në spitalin e përgjithshëm lokal. Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë që fëmijët janë me simptoma të infeksionit respirator apo gripit, si temperaturë dhe kollë, të cilat nuk janë tipike për këtë periudhë të vitit. Fëmijëve u është bërë test PCR për Covid-19, por kanë rezultuar negativ.

 

“Siç tha drejtori kjo pasqyrë klinike nuk është specifike këtë periudhë të vitit. Janë infeksione ose sëmundje të cilat janë karakteristike te fëmijët në periudhën e vjeshtës. Në testet PCR që ua kemi bërë, nuk ka rezultuar virusi SARS-COV2 por duhet ta dimë se për çfarë bëhet fjalë. Sapo të kemi informacione, ngaqë sot do të përfundojë konsultimi në vend ngjarje, do të shohim nëse duhet të merret edhe strisho shtesë dhe do ta dimë saktë se për çka bëhet fjalë”, tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Një ekip ekspertësh nga Klinika Universitare e Fëmijëve në Shkup, i udhëhequr nga Drejtoresha Aspazija Sofijanova, në mëngjes ka marrë rrugën për në spitalin e Gjevgjelisë, për të përcaktuar diagnozën e simptomave në fjalë.

“Ne kemi ardhur me pajisje të plota nga Klinika për të marrë një panel të tërë respirator dhe për të përcaktuar saktësisht nëse është një virus, një mutacion i një virusi ose diçka që e ka zakon të paraqitet këtë periudhë, ndonjë lloj paraziti, ose ndonjë variant i tretë, por ne do ta dimë këtë pasi të kemi bërë një kontroll paraprak të pasqyrës klinike të fëmijëve, si dhe diagnostikën që ne kemi sjellë me vete dhe e cila do të jetë si diagnostikim i dytë, që kolegët tanë nga Gjevgjelia e kanë bërë dje”, u shpreh Sofijanova.

Mirëpo sipas pasqyrës klinikë të fëmijëve doktoresha dyshon për simptoma post-covid ose imunitet të fjetur.

“Te fëmijët më tipike ishte periudha post-covid, mund të asocojë në periudhën post-covid. Këtë do ta shohim. Nga ana tjetër mund të jetë edhe ngecje e sistemit imunitar te fëmijët që zgjat, sepse ata ishin të izoluar në shtëpi, nuk kanë lëvizur nëpër shkollë dhe disi sikur është ndërprerë e gjithë puna në promovimin e sistemit imunitar”, sqaroi më tej ajo.

Doktoresha Sofijanova tha se kolegët e kanë njoftuar se raste të tilla ka edhe në shumë qytete tjera. Ajo pohon se pasi të përfundojë kontrolli do të mund të dalin me konkluzione dhe rezultate konkrete.

Related posts

Gjatë javës u shënuan qindra vdekje të pacientëve të infektuar me Kovid-19, thuajse dyfishim të rasteve aktive

D V

Të drejtë për rekomandime për mjekim në kushte shtëpie ka vetëm mjeku amë, thotë Filipçe

D V

Angellovska-Bezhovska: Rregullativë e fuqishme financiare për përforcim të mëtutjeshëm të stabilitetit financiar

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More