Agjencia Zhurnal.mk.

5 të vdekur nga përmbytjet në Spanjë

Të paktën pesë persona kanë vdekur dhe tre janë të zhdukur pasi Spanja është në mëshirën e reshjeve rekord që kanë shkaktuar përmbytje në zemër të vendit, duke mbyllur rrugët, linja e metrosë dhe hekurudhore. Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve që të mos dalin nga shtëpitë. Helikopterët u dërguan për të shpëtuar njerëzit që ishin strehuar në çatitë e shtëpive të tyre në rajonin e Toledos rreth 50 km në jugperëndim të Madridit. Një djalë 10-vjeçar u shpëtua pas 8 orësh, që kishte qëndruar në një pemë për t’i shpëtuar përmbytjeve. Ndërkohë pas zjarreve, Greqia është përfshirë nga moti i keq me rrebeshe shiu dhe stuhi, që ka shkaktuar përmbytje në disa zona. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Volos, një nga zonat më të prekura nga përmbytjet. Një fermer ka humbur jetën, pasi e mori rrjedha e ujit teksa ishte duke lëvizur me makinë.

Related posts

Ku është ‘Fito’? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Xh M

Ministri i Jashtëm polak: Rusia do të mposhtet nëse e sulmon NATO-n

Xh M

Bosi i mafies bën dasmë tek kisha ku u varros armiku numër 1 i tyre, gjyqtari Falcone! Reagon prifti: Nuk e dinim që..

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky