Agjencia Zhurnal.mk.

494 raste të reja me Covid në Maqedoni

Shkup, 30 shtator – Në 24 orët e fundit janë bërë 3425 testime ndërsa janë regjistruar 494 raste të reja me Covid, informon Zhurnal.

Sipas qyteteve, në Shkup janë regjistruar 231 raste, më pak në Kumanovë 49, në Veles 31, Shtip 24, Kavadar 23, Ohër 19, Kërçovë 17, Prilep dhe Koçan nga 16, Strumicë 12, Manastir 8, Strugë 7, Tetovë 6, Gjevgjeli 5, Dellçevë 4, Shën Nikollë, Kriva Pallankë, Berovë, Bogdanc dhe Makedonski Brod nga 2 raste, ndërsa në Gostivar, Resnje, Vallandovë, Kratovë, Demir Hisar, Demir Kapi dhe Makedonska Kamenicë nga një rast të ri.

Ndërkohë kanë ndëruar jetë 12 pacientë. Bëhet fjalë për gjashtë pacientë nga Shkupi, 2 nga Kavadari, si dhe nga një nga Kumanova, Ohri, Kriva Pallanka, Makedonski Brod. Të gjithë kanë vdekur në spital.

Gjithashtu nga regjistri me persona të vdekur me diagnozë Covid 19 nga termini im janë regjistruar edhe 10 të vdekur nga data 07.09.2021 deri më 29.09.2021.

Nga ana tjetër janë shëruar 474 pacientë.

Deri tani në vendin tonë janë infektuar gjithsej 191408 persona. Prej tyre 172653 janë shëruar, 6668 kanë vdekur ndërsa rastet aktive shënojnë 12087.//Zhurnal.mk

Related posts

Gjendja e rrugëve

D V

Konferencë e parë rajonale për kontabilistë dhe kontabilistë të autorizuar

D V

Në Kuvend mbledhja e re e fundit e kësaj përbërje parlamentare, në rend dite Deklarata për përvjetorin e NATO-s

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy