Agjencia Zhurnal.mk.

404 shoferë të gjobitur për ngasje të shpejtë gjatë ditës së diel

Shkup, 9 janar – Janë gjobitur 404 shoferë gjatë aksionit të intensifikuar të kontrollit të djeshëm në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionim të automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar.

Prej tyre, informoi sot MPB-ja, 31 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe tri vetura kanë lëvizur me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë më shumë se e lejuara. Në të njëjtën kohë, 219 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 185 jashtë vendbanimit.

Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Related posts

E rrahën të bijën, prindërve nga Shkupi u merret e drejta për përkujdesje

Xh M

Gjendet trupi i pajetë i një personi në Shkup, nuk ka dokumente identifikimi

Xh M

Gjendet trupi i pajetë i një personi në Shkup

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy