Agjencia Zhurnal.mk.

38-vjeçarja u lidh me zinxhirë dhe u përdhunua për 5 ditë, si ndodhi ngjarja e rëndë në Greqi

Një 38-vjeçare në Nea Joni të Greqisë, përjetoi tmerrin me sy pas disa ngjarjeve të rënda që kaloi.

 

Sipas burimeve nga mediat greke, ajo u mbajt e lidhur me zinxhirë për të paktën pesë ditë nga partneri i saj 58-vjeçar, i cili edhe abuzonte me të njëkohësisht.

Dramës së saj i kanë dhënë fund fqinjët, të cilët në një moment kanë dëgjuar zëra dhe kanë lajmëruar policinë. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur policët, ku fqinjët u kanë treguar vendin ku janë dëgjuar zërat.

Pasi kanë gjetur banesën dhe i kanë rënë ziles, 58-vjeçari ka hapur derën. I pyetur nga policia se çfarë “po ndodh këtu”, ai është përgjigjur “gjithçka është në rregull”. Policia, megjithatë, pa një grua brenda në shtëpi, e cila u dha disa sugjerime.

Policët kanë hyrë brenda dhe gruaja ka raportuar se partneri i saj po e përdhunonte me armë.

Bëhet me dije se pas kontrollit të policisë në shtëpi, ndër të tjera u gjet një karabinë, për të cilën 58-vjeçari kishte patentë, si dhe një armë ushtarake.

58-vjeçari u arrestua me akuzën e dhunës në familje, sulmit seksual, ligjeve të armëve, ndërsa ai mohoi akuzat.

Related posts

Deputetes austriake i ra të fikët gjatë fjalimit në parlamentin e Austrisë

D V

Harris kritikon ashpër metodat frikësuese të Kinës në Azi

Xh M

Presidenti i Malit të Zi me koalicionet për qeverinë e re

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More