Agjencia Zhurnal.mk.

34 shtetas sirianë kapen brenda një furgoni në autostradën “Ibrahim Rugova”

34 shtetas sirianë janë hasur brenda një furgoni të tipit “Mercedes” i cili po lëvizte në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Bëhet e ditur se personat që ishin brenda këtij furgoni janë të moshës madhore.

Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.

“Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Kontroll të Autostradave në Republikën e Kosovës, gjatë realizimin të detyrave dhe autorizimeve ligjore, rreth orës 11:00 kanë ndaluar një furgon të tipit “mercedes” me targa vendore, ku gjatë kontrollit të furgonit brenda tij janë gjetur 34 persona shtetas të huaj, meshkuj të moshës madhore. Lidhur me rastin është njoftuar stacioni kompetent policor në zonën e përgjegjësisë si dhe Njësia për Migrim dhe të Huaj në kuadër të PK-së, për procedura të mëtejme ligjore”- tha Hoxha.

Related posts

Kërcënimet e Vuçiqit me ushtri, Krasniqi: Mos e merrni seriozisht, janë veprime teatrale

Xh M

Rashiti: Gratë në Kosovë po vriten veç pse janë gra

Xh M

Edhe presidentja Osmani merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More