Agjencia Zhurnal.mk.

333 raste të reja dhe 11 viktima nga Covid, viktima më e vogël është 1 vjeç

Shkup, 24 dhjetor – Në 24 orët e fundit janë bërë 3511 testime për Covid, ndërsa janë regjistruar 333 raste të reja, informon Zhurnal.

 

Sipas qyteteve, në Shkup janë regjistruar 181 raste të reja, më pas në Prilep dhe Manastir nga 25, në Ohër 14, Kumanovë dhe Strumicë nga 8, Veles dhe Kavadar nga 7, Kërçovë 6, Koçan, Resnje, Valldnovë dhe Demir Kapi nga 5, Shtip 4, Gjevgjeli, Negotinë, Radovish dhe Probishtip nga 3, Kriva Pallankë, Dellçevë, Vinicë, Krushevë dhe Makedonski Brod nga 2, ndërsa në Tetovë, Gostivar, Strugë, Shën Nikollë, Bogdanc dhe Demir Hisar nga 1.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndëruar jetë 6 pacientë, ndërsa sipas regjistrit “Termini im” janë regjistruar edhe 5 viktima të tjera. 5 viktimat kanë vdekur nga data 22.11 deri 20.12.2021. Viktima më e vogël sipas Ministrisë së Shëndetësisë është 1 vjeç.

Nga ana tjetër janë shëruar 311 pacientë.

Deri tani në vendin tonë janë infektuar gjithsej 222666 pacientë. Prej tyre, 209,602 janë shëruar, 7879 kanë vdekur ndërsa 5185 është numri i rasteve pozitive aktuale.//Zhurnal.mk

Related posts

Kuvendi dhe Qendra e Gjenevës për menaxhim me sektorin e sigurisë nënshkruajtën Memorandum mirëkuptimi

Z H

Miratohet Projekt-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes me Kosovën për ndihmë reciproke juridike në lëndët civile

D V

Për personat e vaksinuar nuk duhet as test pcr e as karantinë nëse udhëtojnë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More