Agjencia Zhurnal.mk.

320 familje kujdesen për 579 fëmijë pa familje

Shkup, 11 Nëntor – Këto dy zonja janë në mesin e 320 familjeve në vendin tonë që përkujdesen për fëmijë jetimë, pa shtëpi ose të braktisur.

 

Kanë vite që e bëjnë këtë gjë, ndërsa thonë se me dashuri arrihet gjithçka, ndërsa kënaqësia nuk përshkruhet.

“Mesazhi është se nëse kanë dashuri mund të drejtohen tek qendra tek ne në Kërçovë dhe të mund të marrin informacione të tjera dhe mund të bëhen familje përkujdesëse”- Familje përkujdesëse.

“Kjo është shumë mirë për mua është shumë mirë por edhe për qytetarët është e mirë por edhe për fëmijët të kemi kujdes mos jenë rrugëve”- Familje përkujdesëse.

“Zgjate dorën dhe ndrysho jetë” është fushata që po zhvillohet në 20 komuna. Përmes saj qytetarët njoftohen me kushtet dhe ofertat për të qenë familje përkujdese për fëmijët jetimë dhe të lënë në rrugë.

“Në gjithë shtetin ka 579 shfrytëzues për momentin në 320 familje përkujdesëse, duam që ta rrisim numrin e familjeve përkujdesëse nëpërmjet këtyre aktivisteve dhe ta zvogëlojmë stigmatizimin nga ku fëmijët pa përkujdesje po ballafaqohen dhe të porosisim se shteti është katalizator në këtë përrallorë”, tha Aleksandra Mojsova, “Fshati i fëmijëve”.

Nga qendra për përkujdesje Manastir i njoftonin qytetarët me procedurën dhe kushtet që duhet plotësuar për të qenë familje përkujdese.

“Duam që t’i përcjellim informacionet deri tek qytetarët për atë se çfarë do të thonë përkujdesje cilat janë kushtet, kriteret, procedura për t’u bërë përkujdesës dhe çfarë përfitimesh mund të përfitojnë si përkujdesës dhe t’i njoftojmë me trajnimet që do t’i përfitojnë nga ne si qendër për mbështetje”, pohoi Elena Jovcevska, Qendra për përkujdesje Manastir.

Drejtori i qendrës sociale Kërçovë, Dashmir Limani, tha se familjet përkujdesëse nëse marrin një fëmijë marrin ndihmë prej 16 mijë e 700 denarëve, ndërsa nëse marrin nga dy fëmijë shuma është nga 14 mijë e 500 denarë.

“Në Komunën e Kërçovës kemi 12 familje përkujdesëse prej tyre 7 familje përkujdesëse në baza familjare dhe 5 familje përkujdesëse të përgjithshme, vlen të theksohet se te numri 5 i familjeve të përgjithshme kemi edhe familje të specializuara ku mund të vendosen fëmijë me invaliditet”, theksoi Dashmir Limani, drejtor i Qendrës Sociale Kërçovë.

“Fshati i fëmijëve” në bashkëpunim me Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale, Qendrat për familje përkujdesëse si dhe komunat, po e zhvillon këtë fushatl për ngritjen e vetëdijes se të jesh familje përkujdesëse nuk është e vështirë.

Related posts

Editorial/ Për 19 vite u gjelbërua BDI-ja, ndërsa për ambientin duhen edhe 19 vite të tjera !?

Z.H

Mickoski: Mbi 500 nënshkrime në më pak se një orë për referendumin

Xh M

Aksidenti në Bullgari më i rëndi në 10 vjetët e fundit në Evropë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More