Agjencia Zhurnal.mk.

30 euro do të kushtojë fletë-udhëtimi për qytetarët me pasaportë të vjetër që duhet të kthehen në Maqedoni

Shkup, 12 shkurt – Qytetarët të cilët pas 12 shkurtit do të gjenden jashtë vendit me pasaportë të vjetër dhe do të duhet të vijnë në Maqedoni, do të mund ta bëjnë këtë nëse do të pajisen me fletë-udhëtimi në njërën nga zyrat diplomatike-konsullore të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Ambasada e Maqedonisë në Berlin ka dhënë udhëzime për qytetarët që duhet të aplikojnë për pasaporta të reja, por edhe për fletë-udhëtimi që do të kushtojë 30 euro dhe do të jetë në kurriz të qytetarëve të Maqedonisë.

Fletë-udhëtimi mund të merret pa termin në ndonjë nga ambasadat apo ndonjë konsullatë dhe është e vlefshme për 30 ditë, pra shërben vetëm për kthim në Maqedoni.

“I njoftojmë të gjithë ata që do të paraqesin kërkesë për dokument të ri udhëtimi se koha për lëshimin e pasaportës së re nga dita e paraqitjes së kërkesës është mesatarisht 50-75 ditë, pas së cilës pasaportat mund të merren personalisht në PDK-në ku e kanë paraqitur kërkesën”.

Related posts

Aleksandër Vuçiq, po shqetësohet se po humb BDI-ja e Ali Ahmeti

Xh M

Bytyqi: Pagat në sektorin publik janë rritur me 70 për qind në mesatare që nga viti 2016

Xh M

7 vendet e Bashkimit Evropian me letër Brukselit: Përshpejtoni integrimin e Ballkanit

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy