Agjencia Zhurnal.mk.

3 arsye pse të qenit single mund të jetë njësoj sikur të gjeni ‘të duhurin’

Njerëzit ndihen keq për ju. Kur i thoni dikujt që po divorcoheni, fjalët e para që dalin nga goja e tyre janë: “Më vjen keq”.

 

E vërteta është se ne jemi njerëz dhe nuk kemi për qëllim ta jetojmë jetën vetëm. Ne kërkojmë të duam dikë. Jemi ndërtuar biologjikisht në këtë mënyrë, shkruan Revista Class.

Deri këtu jemi në rregull. Por ajo që kthehet në problem është kur humbasim veten tonë në momentin kur nuk gjejmë dikë që duam, ose dhe në rastin kur e gjemë personin por nuk është i duhuri, transmeton lajmi.net.

Jemi të programuar në një moshë të re që lumturia nuk mund të gjendet vetëm. Kemi nevojë për një të dashur, për takime, për një bashkëshort etj, etj.

Gjetja e dashurisë është siç duket lumturia. Nëse jeni beqarë, jeni të paplotë. Të qëndrosh ulur në një restorant vetvetiu do të thotë që diçka nuk shkon me ty ose jetën tënde. Njerëzit ndihen keq për ju. Kur i thoni dikujt që po divorcoheni, fjalët e para që dalin nga goja e tyre janë: “Më vjen keq”.

Dhe kjo është arsyeja pse shumica e marrëdhënieve dështojnë.

Ne hyjmë në to të shkëputur nga vetja. Sepse kur jemi beqarë, thjesht kërkojmë dëshpërimisht. Ne jemi duke pritur dhe duke kërkuar për të gjetur vlerën tonë tek dikush tjetër. Kështu që kur më në fund takojmë dikë, ne sjellim në tryezë një version të vakët, të shkëputur dhe të frikësuar të vetvetes.

Por këtu duhet të kuptoni pse të qenit single mund të jetë sikur gjeni ‘të duhurin’.

1.   Hapësira për t’u bërë një version më i mirë i vetes është kur jeni bëqar.

Kjo nuk do të thotë që ju nuk mund të bëni përmirësim në vete kur jeni në një marrëdhënie. Por le ta pranojmë. Kur jeni në një marrëdhënie, po ndërtoni diçka me dikë tjetër. Pra ju jeni pjesë e diçkaje tjetër. Është e rëndësishme të përfitoni nga koha kur jeni vetëm. Në vend që të kërkoni gjithë kohën për dikë, ju duhet të eksploroni, modelet dhe qëllimet tuaja.

Ne nuk duhet të vrapojmë drejt asgjëje, përveç vetvetes. Nuk ka asnjë plan që i përshtatet të gjithëve. Ne duhet të krijojmë planin tonë. Eksplorimi i jetës me qëllimet tona. Të lëshojmë idetë që na vijnë nga gjyshërit dhe prindërit. E gjithë kjo do të thotë të marrësh pushtetin e vetes dhe të ndërtosh më të mirën për veten. Dhe për ta bërë këtë koha më e mirë është kur jemi beqarë.

3.   Nuk ka asnjë “të duhur”.

Ideja që ekziston vetëm një person me të cilin supozohet të jeni përgjithmonë, është shumë romantike, por gjithashtu kufizuese.

Tani per tani, nëse nuk ka askënd që mund ta doni, atëherë ai person jeni ju. Ju jeni “i duhuri”. Dhe nëse nuk besoni se jeni, atëherë nuk do të jeni me askënd tjetër. Zgjedhja e vetvetes është një praktikë me të cilën nuk jemi mësuar. Sepse ne kemi qenë të programuar gjithnjë për të zgjedhur dikë tjetër. Dhe ky programim  rezulton në modele sjelljeje jo të shëndetshme, zemërim dhe pakënaqësi. Ndjenjë e padukshme, që ka bërë që marrëdhëniet  të mos funksionojnë.

Të jesh beqar me qëllim nuk do të thotë të jesh beqar përgjithmonë, as nuk është anti-marrëdhënie. Të jesh beqar me qëllim do të thotë të lidhesh me veten para se të lidhesh me dikë tjetër. Dhe kur të gjeni dikë që ju meriton, ju do të jepni shumë nga vetja.

Related posts

Idetë më trendi të thonjve për muajin nëntor

D V

Nuk keni pse të keni turp, ja si ta doni më në fund trupin tuaj

D V

Horoskopi i fundjavës, ja shenjat që duhet të tregojnë kujdes

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More