Agjencia Zhurnal.mk.

287 gjoba për tejkalim të shpejtësisë

Shkup, 3 tetor – Gjatë ditës së djeshme Ministria e Punëve të Brendshme realizoi kontrollim të përforcuar aksional në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga e shpejtësia e lejuar.

 

Në këtë aksion janë sanksionuar 287 shoferë, prej tyre katërmbëdhjetë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse tre shoferë ka qarkulluar me shpejtësi mbi 70 km në orë nga e lejuara. Poashtu është konstatuar se 193 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 94 jashtë vendeve të banimit.

Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

Related posts

Aksident në autostradë mes dy kamionëve, dy shoferët të lënduar

D V

Arrestohet 55 vjeçari nga Likova pasi tentoi të grabitë një bastore

Z.H

Kallëzim penal kundër dibranit për marrje të ryshfetit

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More