Agjencia Zhurnal.mk.

28 emigrantë arratisen nga avioni pas uljes së rreme të emergjencës në Spanjë

Të paktën 28 emigrantë janë arratisur sot nga një avion që bëri një ulje emergjence në Barcelonë, kur një grua shtatzënë hiqej se ishte duke lindur gjatë një fluturimi nga Maroku drejt Turqisë. Policia arriti të kapte rreth gjysmën e të larguarve, thanë autoritetet spanjolle.

Pas uljes në aeroportin El Prat Airport, gruaja u kontrollua në spital dhe rezultoi se nuk ishte gati për të lindur.

Policia tha se ndaloi 14 njerëz në avionin e linjave turke Pegasus Airlines, ndërsa 14 të tjerë ishin të humbur.

Pesë persona ishin rivendosur në avion dhe tetë të tjerë do të depërtoheshin drejt Marokut. Autoritetet nuk dhanë detaje të tjera mbi emigrantët.

Avioni kishte një total prej 228 pasagjerësh që fluturonin nga Kasablanka drejt Stambollit. Mjeti arriti në destinacion me tre orë vonesë, sipas rrjetit Flightradar.com.

Më 5 nëntor 2021, një tjetër avion nga Kasablanka drejt Stambollit u detyrua të bënte ulje të detyruar pasi një nga pasagjerët dukej i sëmurë. Pas uljes së detyruar për “të sëmurin” 21 njerëz u arratisën nga avioni, të cilët ishin të gjithë marokenë.

Related posts

Pfizer fillon studimin e ilaçit oral për parandalimin e COVID-19

D V

Cilat shtete të BE-së kërkojnë një test negativ PCR?

D V

Kryeministri japonez mendon ta vizitojë Kievin

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More