Agjencia Zhurnal.mk.

Behar Maliqi zyrtarizohet te Malisheva

Malisheva ka njoftuar se ka kompletuar zyrtarisht transferimin e Behar Maliqit.

Mesfushori me përvojë të gjatë në futbollin kosovar, u largua nga Feronikeli dhe tanimë është prezantuar te Malisheva.

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë (pa ndërhyrje) të Mamlishevës në faqen e tyre në facebook:

Mirë se vjen Behar Maliqi!!!

Behar Maliqi konsiderohet si njëri nga mesfushorët mbrojtës më të mirë në Superligë. Maliqi vlerësohet për aftësinë e tij për të rifituar topin në mesfushë dhe për të konvertuar shpejt posedimin. Leximi i tij i lojës është konsideruar i jashtëzakonshëm.

Transferimi i tij në FC Malisheva është një nga transferet e duhura duke pasë parasysh përvojën e tij dhe maturitetin që ai sjell në skuadrën tonë.

Karrierën si futbollist Maliqi e filloi me FC Prishtinën e më pas duke lënë kampionatin Kosovar ku u transferua te KF Partizani për sezonin 2013-2014. Pas një sezoni të mirë në Kampionatin shqiptar, Maliqi rikthehet në Superligë ku nënshkroi me Feronikelin,. Luajti për Llapin përsëri për Prishtinën dhe së fundmi ishte prapë pjesë e FC Feronikelit.

Një përvojë mbresëlënësë si në kampionatin kosovar e atë shqipëtar dhe kompeticione tjera:

Superkupa e Kosovës

Ne, në klub i urojmë mirëseardhje Maliqit dhe i urojmë suksese të mëtejme.

/Gazeta Olle/

Related posts

Ruskoska ngritë aktakuzë kundër Dragi Rashkovskit

Z.H

Sela takim me diasporën e Strugës

R Zh

Petrovska: Jemi duke punuar intensivisht në Ligjin për infrastrukturën kritike

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More