Agjencia Zhurnal.mk.

25 vite pa Fehmiun e Xhevën/ Ahmeti: Një çerek shekulli mall e një jetë e tërë për të qenë krenar që i kisha vëlla e motër

Prishtinë, 22 shtator – Në përvjetorin e 25 të rënijes heroike së Fehmi e Xhevë Lladrovcit, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka vizituar e ka bërë homazhe pranë varrezave të siç i quan ai, bashkëthemeluesve të UÇK-së.

Në këtë çerek shekull të rënijes së tyre Ahmeti ka thënë se ata janë meritorët e krijimit të UÇK-së dhe kontribuan për bashkimin e shqiptarëve.Sipas Ahmetit, në UÇK-në e krijuar në 97-tën u bashkuan djemtë dhe vajzat më të mira të Kosovës për të ndihmuar, Adem e Hamëz Jasharin, po edhe Iljaz Kodrën e të tjerët për të drejtat dhe shtetin e Kosovës.Një çerek shekulli pa Fehmiun e Xhevën, një çerek shekulli mall e një jetë e tërë për të qenë krenar që i kisha vëlla e motër, që ranë ashtu si jetuan, për Kosovë e Shqipëri, për flamur e komb.Të rralla janë rastet në historitë e kombeve si ajo e Fehmiut e Xhevës.Ia përshkonte fytyrën një nur hyjnor se po vdiste për liri, për Kosovë. Me buzë në gaz u përball me vdekjen.Fehë të dytë nuk do të ketë, nuk bën më nënë tjetër si ai.Sot kujtimet e kauzës kombëtare na bënë bashkë në sheshin e Drenasit dhe në varrezat e dëshmorëve në fshatin Gllanasellë për të nderuar veprën kombëtare të Fehmi e Xhevë Lladrovcit në 25 vjetorin e rënies së tyre heroike.Qoftë i përjetshëm kujtimi për Fehmi e Xhevë Lladrovcin dhe për të gjithë të rënët e lirisë!https://www.facebook.com/photo/?fbid=852756106218513&set=pcb.852756632885127

Related posts

Uji për pije në Shkup është i sigurt dhe mikrobiologjikisht cilësor

D V

Nxënës, shokë, prindër, qytetarë nënshkruhen në Librin e zisë në SHF “Johan Hajnrih” – Pestaloci” për të ndjerën Vanja Gjorçevska

D V

QMK: 1,522 thirrje në 112, gjithsej 25 zjarre në fundjavë

D V