Agjencia Zhurnal.mk.

21-vjeçari rumun masakron të dashurën e martuar pasi u kap në krevat me të nga bashkëshorti në Londër

21 vjeçari David Cheres, vrau me thikë 43 vjecaren Tiprat Argatu, në shtëpinë e saj në Whitechapel, në lindje të Londrës në janar të këtij viti.

Cheres kishte ushtruar dhunë të rëndë e fatale ndaj gruas dhe më pas kishte fshehur trupin e saj para se të arrestohej nga policia.

Ai pranon vrasjen nga pakujdesia “per përgjegjësi te reduktuar” por mohon akuzat e vrasjes.

Dhe në fakt juria e gjykatës duket se po tërhoq akuzën e vrasjes duke lënë në fuqi vrasjen nga pakujdesia, pas rreth pesë orë pauze për të marrë vendimin.

Cheres dhe bashkëshorti i zonjës Argatu, Silviu, ishin miq dhe jetonin në një shtëpi, bashkë me tre rumunë të tjerë në kohën e sulmit.

Prokurori James Dawes kishte përshkruar më parë sesi Cheres kishte rrahur e goditur me thikë gruan në dhomën e saj të gjumit për një kohë të gjatë.

Dawes sugjeronte se vrasja kishte të bënte me humbjen e miqësisë së tij me Silviu pas lidhjes intime me gruan e tij.

Ai tha në gjykatë: “Viktima pësoi një sulm të gjatë e barbar në duart e të akuzuarit, që shkaktoi plagë të shumta mizore me mjete të mprehta e të forta”.

Viktima nuk bëri rezistencë dhe ishte e paarmatosur, ajo mbante vetëm duart lart për t’u mbrojtur, çka shihet nga plagët e saj në duar e gishta.

Vrasesi Cheres tha se “nuk e zinte gjumi” pasi ishte kapur në krevat me gruan e shokut të tij dhe kishte parë filma të dhunshëm gjatë netëve para vrasjes, që kishin influencuar në sjelljen e tij barbare.

Avokati i mbrojtjes Jo Sidhu, e pyeti: “Përse i bëre ato gjëra David?”

“Sepse më humbi mendja”, u përgjigj ai.

Dawes sugjeronte se vrasja kishte lidhje me ndjesinë e humbjes së miqësisë me bashkëshortin e vitikmës, i cili vetëm disa orë më herët kishte zbuluar se ata kishin një marrëdhënie seksuale.

Më herët banori tjetër i shtëpisë Flavius Cosovan tha se kishte dëgjuar Cheres në dhomën e zonjës Argatu natën e vrasjes.

Ai pretendonte se kishte dëgjuar bashjkeshortin e saj Silviu të thoshte: “Përse ma bën këtë?’

Në gjykatë u tha se viktima ishte me origjinë nga Tailanda dhe se sulmi ndodhi në adresën ne  rrugën Ellen Street, Londër.

Seanca e rradhes do te mbahet me 1 shkurt.

Related posts

Putin në vetizolim pas infektimit të rrethit të ngushtë me koronavirus

N E

Tërmet në Greqi

Xh M

Banorët në ishullin italian Iskia: Gjithçka është groposur nga balta

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More