Edi Rama ka gjetur momentin të hakmerret ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Agron Shehaj, pas denoncimeve të forta të këtij të fundit ndaj kryeministrit dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar.
Denoncimet e forta të Shehajt kanë qenë ato për shpalljen me vendim qeverie investitorë strategjikë Olta Xhaçkën dhe Damian Gjiknurin, të cilët do të ndërtojnë resorte luksoze me 5 yje në bregdetin e jugut.
Ishte vetë deputeti Shehaj që denoncoi nga foltorja e Kuvendit sulmin arbitrar të policisë. Biznesit të tij i është vendosur shiriti.
Shehaj tha se Rama dërgoi policinë te biznesi i tij për t’i mbyllur gojën.
Ligjvënësi demokrat publikoi pamje të forcave të policisë brenda biznesit të tij dhe zbuloi se prej dy javësh policia ka sekuestruar de facto biznesin e tij, duke i bllokuar hyrjen 200 punonjësve.