Agjencia Zhurnal.mk.

“20 përindëshit”, Snopçe pret kolegët nga LSDM dhe VMRO të tregojnë madhështi

Shkup, 20 maj – Në emisionin debativ në TV24 mbrëmë, në pyetjen e gazetares për ta komentuar deklaratën e kryetarit të partisë, Arben Taravari në lidhje me çështjen e largimit të 20% nga Kushtetuta si dhe për atë se kujt i pengon gjuha shqipe, deputeti Halil Snopçe deklaroi se vet fakti që partitë kryesore maqedonase, LSDM dhe VMRO nuk ngrejnë iniciativë për ndryshimin e referencës 20% me gjuhë shqipe, do të thotë se gjuha shqipe u pengon të dyjave.

Snopçe mes tjerash deklaroi se ka pritur prej bashkështetasve të tij dhe kolegët deputetë edhe nga LSDM edhe nga VMRO, pra, edhe nga shumica edhe nga opozita, që ato vet të ngrejnë këtë iniciativë me ç’rast, siç ai tha, do kishin treguar madhështi, do të kishin treguar kosmopolitizëm, do kishin reflektuar vullnet të mirë dhe do kishin shtruar dorën, në formë që të tregojnë që ja ne vetë jemi të vetëdishëm se kjo nuk është në rregull, dhe se asgjëkundi tjetër nuk ekziston definimi i një gjuhe me përqindje.

Ky ka qenë përcaktimi programor i Aleancës për Shqiptarët, dhe premtim gjatë fushatave tona zgjedhore, shtoi më tej deputeti Snopçe.

“Kemi pasur edhe amandman edhe në ndryshimet e fundit dhe atëherë na është thënë se në hapjen e radhë do të rregullohet. Kemi pasur deklaratë nga ish kryeministri Zaev, nga kryeministri i tanishëm Kovaçevski, nga lideri i opozitës Mickovski dhe nga presidenti i shtetit z. Pendarovski se nuk kanë asgjë kundër. Bile asnjë kolegë deputet qoftë nga VMRO qoftë nga LSDM me të cilët kemi bisedu, të gjithë thonë se nuk kanë gjë kundër. Pra, askush nuk ka kundër kësaj, por secili frikësohet të ngrehet kjo iniciativë. Askush nuk ka kundër gjuhës shqipe, por bëjnë gjithëka që mos të vendoset në rend dite”, deklaroi deputeti i ASH-së.

Snopçe shtoi se deputetët maqedonas për shkak të rejtingun të tyre partiak nuk kanë guxim të deklarohen publikisht për këtë çështje gjë që është për tu ardhur keq dhe tentojnë me çdo kusht që kjo temë përsëri mos të hapet, përcjell FLAKA.

Related posts

Ambasadorja ukrainase në Shkup: Agresioni rus në Ukrainë, sulm ndaj gjithë botës demokratike

Xh M

Mjekët kërkojnë rritje pagash e pacientët shërbime

Xh M

Dallimet në paga, rritet numri i punëtorëve me pagë minimale, Sektori IT kryeson me pagë më të lartë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy