Agjencia Zhurnal.mk.

2 Ton përmbyll vitin me një projekt të ri, lansohet më 21 dhjetor

Pavarësisht një viti me angazhime të shumta dhe projekte të ndryshme muzikore, disa artistë vendor edhe këtë fundvit po e përmbyllin me lansimin e këngëve të reja.

 

Në të njëjtën mënyrë ka vepruar edhe 2 Ton, i cili është drejt finalizimit të një projekt të ri muzikor.

Kështu ka njoftuar vet reperi nga Ferizaj përmes një postimi në InstaStory ku edhe zbuloi datën e lansimit të këngës më të re.

Foto: 2 Ton/InstaStory

“21.12. Edhe një për fund të vitit”, ka shkruar reperi i njohur në mbishkrimin e një postimi në Instagram.

Duke mos dhënë më shumë detaje, reperi nxiti fansat duke publikuar një pjesë të shkurtër të këngës.

Kujtojmë që pak javë më parë reperi publikoi këngën “Shqipe” që erdhi e vizuelizuar edhe me klip.

Ky projekt deri tani ka grumbulluar mbi një milion klikime në kanalin zyrtar në YouTube. 

Related posts

Loredana “akuzohet” në rrjetet sociale se ka kopjuar Dafina Zeqirin, por si qëndron e vërteta?

Lea Muslija

Arjani ironizon keq Alvisën dhe Bashkimin: Për avionat keni pyetur, u ka rënë çmimi?

D V

Stresi ka disa fjalë pas momentit të përqafimit me Noizyn në skenën e “Alpha Show”

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More