Agjencia Zhurnal.mk.

184 shoferë të sanksionuar në Shkup

Shkup, 5 shtator – Në territorin e Qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme në kuadër të kontrolleve të përforcuara në komunikacion janë shqiptuar gjithsej 184 masa, në mesin e të cilave për vozitje të shpejtë më shumë se sa lejohet 55 sanksione, 17 masa për vozitje pa patentë shoferi, 23 sanksione për kundërvajtje të cilat i bëjnë shoferët e motoçikletave, 24 masa për vozitje nën ndikimin e alkoolit.

Nga MPB sot njoftuan se janë shqiptuar 11 masa për përdorimin e celularit, gjashtë sanksione për vetura të paregjistruara, gjashtë masa për mospërdorim të rripit të sigurisë, katër sanksione për kalim në semafor të kuq.

Aksionet e përforcuara kontrolluese vazhdojnë.

Related posts

Kapen lëndë narkotike në Kumanovë, ndalohen dy persona

D V

Gjendet një granat e pashpërthyer në Kumanovë

D V

Digjet një veturë në Gostivar

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy