Agjencia Zhurnal.mk.

181 shoferë të gjobitur për ngasje të shpejtë në gjithë territorin e vendit

Shkup, 23 shtator – Janë ndëshkuar 181 shoferë gjatë ditës së djeshme në zbatimin e aksionit të kontrollit të përforcuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve të cilat lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar.

Prej tyre gjashtë automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, ndërsa dy automjete kanë lëvizur me madje 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e përcaktuar. Me këtë rast informojnë nga MPB-ja, 103 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë në vend të banuar, ndërsa 78 jashtë vendit të banuar.

Kontrollet e përforcuara të veprimit vazhdojnë.

Related posts

Fqinji rrahu fqinjën, bashkëshortja e tij në mënyrë agresive sillet ndaj policëve

Xh M

Përdhunuan 31-vjeçarin me probleme mendore, gjykata merr vendim për dy të arrestuarit

D V

Ndalohet një shtetas i Shqipërisë në Tetovë, ka hyrë ilegalisht në Maqedoni

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky