Agjencia Zhurnal.mk.

18 vjeçari nga Gostivari dyshohet për përdhunim të një vajze minorene

Shkup, 16 korrik – Një tetëmbëdhjetë vjeçar nga Gostivari u mbajt në stacionin policor dhe u soll para gjykatësit kompetent për dyshimin e përdhunimit të një vajze të mitur.

 

Sipas informacioneve nga SPB Tetovë, zyrtarët policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Gostivar dje në ora 17:30 u privua nga liria A.E (18 vjeçar) banor të një fshati gostivaras. Ai dyshohet se rreth orës 14:30 të ditës në fshat, kishte kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur, e cila ishte familjare e tij.

Pas lajmërimit, A. E ishte ndaluar në Stacionin Policor në Gostivar dhe me parashtrim të duhur sot do të sillet para gjykatësit në procedurën paraprake të Gjykatës Themelore në Gostivar.

Related posts

Prokuroria: Dyshohet se dy persona me veturë me targa të Zvicrës kanë çuar 20-vjeçaren pa shenja jete në spitalin e Ferizajt

D V

Tragjedi në qendër të Shkupit, gjendet trupi i pa jetë i një të riu

D V

Aksident në Shkup, lëndohen tre persona

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More