Agjencia Zhurnal.mk.

17 shoferë mbrëm drejtuan makinën nën ndikimin e alkoolit

Tetovë, 18 Shtator – Pjestarët e policisë të SPB Tetovë mbrëmë (17/18 shtator) nga ora 22 deri në ora 04:00, kanë kryer një kontroll aksion ndaj drejtuesve të mjeteve nëse dhe sa prej tyre drejtonin automjete nën ndikimin e alkoolit.

 

Në kontroll janë zbuluar gjithsej 17 kundërvajtje, përkatësisht drejtues mjetesh nën ndikimin e alkoolit (TE-15 dhe GV-2), nga të cilët 2 me alkool në gjak deri në 2 promilë (TE-1 dhe GV-1), dhe 1 drejtues (GV-1) refuzoi të kryente alkoho-test.

Të gjithë drejtuesit e mjeteve kundërvajtëse janë përjashtuar menjëherë nga trafiku dhe për ta janë përgaditl parashtresa përkatëse. Me parashtresa përkatëse janë sanksionuar edhe 15 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-9 dhe GV-6).

SPB Tetovë edhe një herë apelon tek drejtuesit e mjeteve që të mos drejtojnë automjete nën ndikimin e alkoolit dhe të vënë në dyshim sigurinë e tyre dhe të pjesmarësve të tjerë të trafikut.

Related posts

“Parcelat në Vodno”: Dëgjohen dëshmitarët e propozuar nga Prokuroria

Z.H

Ganiu: FC Shkupin e kthyem në shtëpinë e vet më të bukur se kurrë

Redaksia

Nuk ka asnjë rast me fruth në vend

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More