Agjencia Zhurnal.mk.

16 vjeçarja nga Tetova viktima e radhës nga Covid 19

Shkup, 3 nëntor – Ministria e Shëndetësisë kumtoi se në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile vdiq një paciente 16-vjeçare nga fshati Siriçinë i Tetovës.

 

Pacientja me pasqyrë klinike shumë të rëndë me automjetin e Ndihmës së Shpejtë është sjellë në Klinikën Infektive nga Spitali Klinik në Tetovë ku është vendosur nga 21 tetori deri më 23 tetor, ndërsa paraprakisht është mjekuar në kushte shtëpie për shkak të problemeve të cilat kanë datuar nëntë ditë nga pranimi inicial në spitalin e Tetovës.

Sipas raportit mjekësor të Klinikës për Sëmundje Infektuese dhe Gjendje Febrile, bëhet fjalë për një rast jashtëzakonisht të rëndë, me varësi për oksigjen me pneumoni të rëndë të shkaktuar nga kovid. Gjatë qëndrimit në spital nga analizat i është konfirmuar edhe trombembolia në mushkëri. Gjatë mjekimit vjen drejt përkeqësimit progresiv në funksionin respirator. Pacientja është mjekuar në mënyrë multidisiplinore për shkak të komplikimeve të zhvilluara. Gjatë ditës së djeshme ka ardhur në përkeqësim dramatik të parametrave vitalë që ka çuar në mosfunksionimin e zemrës dhe të mushkërive. Pacientja e re nuk ka qenë e vaksinuar, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Related posts

Një banor i Tetovës është arrestuar për shkak të lëshimit në qarkullim të banknotes së falsifikuar prej 100 eurove

D V

“Izolohet” vetura e ish-kryetares së Këshillit të Shkupit

Z H

Gjenden dy emigrantë nga Siria, arrestohet 51 vjeçari nga Rramanlia

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More