Agjencia Zhurnal.mk.

16 të burgosur janë infektuar ndërsa një i punësuar vdes nga Covid në burgun e Manastirit

Manastir, 27 dhjetor – Një i punësuar në burgun e Manastirit ka ndëruar jetë nga covid 19, ndërsa 16 të tjerë të burgosur janë të infektuar, informon Zhurnal.

Drejtori i burgut, Dragan Krajovski në një bisedë telefonike për Telma ka thënë se janë ndërmarë të gjitha masat e nevojshme dhe të infektuarit janë në komunikim të vazhdueshëm me epidemiologun dhe mjekët amë.

“Nuk e dimë kush e solli virusin në burg, por si duket dikush nga të burgosurit që shfrytëzojnë vikend pushime dhe për fat të keq nuk mundeshim t’i kontrollojmë me kë kanë kontakt. Gjithsej 20 të burgosur u testuan ndërsa 16 janë pozitiv. Të gjithë janë në gjendje stabile përpos njërit të cilin dy herë gjatë ditës e kemi transportuar deri në spital”, deklaroi Dragan Krajovski, drejtor i burgut.

Krajovski thotë se pas konstatimit të rasteve pozitive në burg janë ndërmarë të gjitha masat preventive/Zhurnal.mk

Related posts

Kuvendi mbajti vazhdimet e dy seancave

Xh M

Kovaçevski: Do të shqyrtohen propozimet e VMRO

Xh M

“E ardhmja frymëzuese” – Samiti i dytë i Platformës kombëtare për sipërmarrësi të grave

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More