Agjencia Zhurnal.mk.

Ministri i Sportit: Me dinamikën e deritashme, stadiumi në Gjilan ndërtohet më 2041

 

Tifozët e Dritës dhe Gjilanit kanë shprehur vazhdimisht pakënaqësinë e tyre me stadiumin aktual në Gjilan, por edhe me punimet e deritashme për stadiumin e ri.

Në derbin e fundit mes tyre, e që është derbi më i zjarrtë lokal në Kosovë, ata udhëtuan drejt Prishtinës.

Por, çka u tha sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës?

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, u zotua se do ta shtonte dinamikën e punëve ndërsa deklaroi që dinamika e deritashme e punimeve do të nënkuptone se edhe të paktën 20 vjet gjilanasit do të mbeteshin pa stadium.

“Stadiumi i Gjilanit është një ndër problemet ma të mëdhaja në infrastrukturën sportive, çfare e kemi gjetë në Ministrinë e Sportet. Me dinamikën e punimeve dhe realizimit të pagesave nga viti 2017 sa është nënshkru si kontratë, nëse vazhdon e njëjta dinamikë, na duhen të paktën edhe 20 vite për ta realizu atë projekt. Por, ne e kemi shtu buxhetin. Dhe do të bëjmë më të mirën që stadiumi i Gjilanit të përfundojë brenda këtij mandati.” – u shpreh z. Çeku

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy