Agjencia Zhurnal.mk.

156 kundërvajtje në komunikacion, 24 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit

Shkup, 6 Nëntor – Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrolle të intensifikuara  në zonën e komunikacionit, me gjithsej 156 masa të shqiptuara në territorin e qytetit të Shkupit, ku 24 sanksione për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit dhe 22 masa për mospërfillje të shpejtësisë së qarkullimit të lëvizjes.

 

Janë shqiptuar 10 sanksione për drejtim mjeti pa patentë shofer, dy për kalim sinjalizim të mbyllur (semafor të kuq), dhjetë sanksione për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara dhe katër për shofer fillestar.

Ministria e Brendshme njofton vazhdimin e kontrolleve të intensifikuara  edhe në ditët në vijim me apel qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor për rrugë më të sigurta.

Related posts

Jetë luksoze në qendër të Shkupit në Premium Rezidencë

Redaksia

Takim Azeski – Graf: Bashkëpunimi duhet të vazhdojë me intensitet të përforcuar

D V

Hapet Panairi për turizëm në Shkup

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More