Agjencia Zhurnal.mk.

15 kamionë dhe 3 makina për mirëmbajtje të rrugëve magjistrale dhe rajonale

Shkup, 2 dhjetor – Me bllok grant prej 180 milionë denarëve mjete nga buxheti, janë furnizuar 15 kampionë të rinj, tërësisht të pajisuar dhe tre makina për ngarkimin e thërrimeve dhe kripës, për nevojat e ndërmarrjes publike për mirëmbajtjen e rrugëve magjistrale dhe rajonale.

 

Sipas ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, Qeveria tregoi gatishmëri dhe me investimin e ri e ka ngritur kapacitetin e shërbimit dimëror të NP-së për mirëmbajtjen e rrugëve magjistrale.

“Pas 25 viteve, për herë të parë e kemi përmirësuar parkun vozitës të Ndërmarrjes publike. Me pajisjet e reja, në mënyrë të konsiderueshme e kemi rritur kapacitetin e Ndërmarrjes publike për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve”, deklaroi ministri Boçvarski gjatë vizitës së sotme në bazën e Ndërmarjes publike për mitrëmbajtjen e rrugëve magjistrale.

Ministri u ka bërë thirrje edhe vetëqeverisjeve lokale që të përgatiten dhe të përfshihen me kapacitetet e veta për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve lokale.

Drejtori i NP për mirëmbajtjen e rrugëve magjistrale dhe rajonale, Bekim Memedi potencoi se tërë mekanizimi i nevojshëm dhe kapaciteti njerëzor menjëherë është vendosur në funksion për sezonin e ardhshëm dimëror.

“Jemi të gatshëm për sezonin e dimrit, menjëherë i kemi vendosur në funksion automjetet e reja. Në mënyrë shtesë, do të doja të theksoj se kemi furnizuar 11 mijë tonë kripë industriale dhe tetë mij kubikë thërrime për mirëmbajtjen vijuese dimërore të rrugëve. Njëheri, do t’u bëja thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion, që ta posedojnë pajisjen e paraparë të dimrit në automjete”, tha Memedi.

Related posts

Xhaferi dhe Zaev urojnë ditën e alfabetit shqip

Z H

Pendarovski: Është mirë që BE sërish përqendrohet në Ballkanin Perëndimor

D V

Ka ndërruar jetë vëllai i Nevzat Bejtës

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More