Agjencia Zhurnal.mk.

127 shoferë të gjobitur në Shkup, 23 për vozitje të shpejtë

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (04.09.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 127 gjoba, nga të cilat 23 për tejkalim të shpejtësisë, 12 sanksione për ngasje pa patentë shofer, gjashtë sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.

“Janë vendosur katër gjoba për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, gjashtë sanksione për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara, tre masa për kalim në sinjal të mbyllur (semafor të kuq)”.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.

Related posts

Pronari i një kompanie në Tetovë thotë se është mashtruar, i janë marrë mbi 21.000 euro

D V

Aksident i rëndë në autostradën Gostivar-Tetovë, ka të lënduar

Xh M

79-vjeçari ka sulmuar një polic në Kumanovë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky