Agjencia Zhurnal.mk.

126 shoferë të sanksionuar në Shkup

Shkup, 3 Dhjetor – “Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (02.12.2022) ka vazhduar me kontrollet në komunikacion.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 126 masa, nga të cilat 10 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 14 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, tri sanksione për automjete të paregjistruara.

Gjashtë masa për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, gjashtë sanksione për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, tre masa për mospërdorim të rripit të sigurisë.

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB-ja.

Related posts

Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorëve të rinj në Meksikë dhe Malajzi

Z.H

Vjosa Osmani shpreh ngushëllime për viktimat e aksidentit tragjik në Spitalin COVID të Tetovës

Redaksia

Asnjë i vdekur, 179 të infektuar

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More