Shkup, 28 prill – 124 persona të infektuar të rinjë nga Covid 19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Maqedoni, informon Zhurnal.
Sipas qyteteve, në Shkup janë regjistruar 67 raste, në Manastir 24, Prilep 8, Ohër 5, Berovë 4, Tetovë dhe Kërçovë nga 3, Kumanovë 2, ndërsa në Kavadar, Veles, Gostivar, Strumicë, Koçan, Resnje, Dellçevë dhe Kratovë nga 1.
Ndërkohë janë shëruar 114 pacientë e të vdekur nga Covid nuk ka.
Në 13 qytete të Maqedonisë nuk ka asnjë rast aktiv ndërsa në Shkup janë 266 raste aktive. Në gjithë Maqedoninë rastet aktive shënojnë 503.
Numri i të vdekurve gjithsej ka arritur 9278./Zhurnal.mk