Agjencia Zhurnal.mk.

12-vjeçarja humb jetën nga zjarri në Dropull të Gjirokastrës

Një 12-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht këtë mbrëmje në Dropull, pasi shtëpia e familjes Ndriço u përfshi nga flakët.

 

Zjarri dyshohet se ka nisur në kuzhinën e katit të parë të banesës dhe më pas flakët janë përhapur me shpejtësi në të gjithë godinën.

Mësohet se në shtëpi ka qenë 49-vjeçari Irakli Ndriço me vajzën e tij.

Të dy janë dërguar me urgjencë, por fatkeqësisht e mitura nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./tch/

Related posts

Rama nxjerr pamjet: Ky është nga ato momentet e bukura njerëzore që i bën hallall sharjet, mallkimet, shpifjet, streset…

D V

Ndryshimet në ligjin për taksat kombëtare, Meta jep arsyet e kthimit në Kuvend: Diskriminuese! Favorizohen jahtet, goditen qytetarët

D V

Komisioni i Venecias rrëzon Metën dhe opozitën, lë në fuqi zgjedhjet e 30 qershorit 2019

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More