Agjencia Zhurnal.mk.

113 vjetori i Kongresit të Manastirit dhe Muzeu i harruar i shkronjave

Shkup, 11 nëntor – Muzeu i Alfabetit në Manastir po përgatitet për të shënuar 113 vjetorin e Kongresit të Alfabetit, me një buxhet të reduktuar dhe simbolikë festive të shtrirë brenda një perimetri të kufizuar. Edhe pse java festive do të çelet më datë 14 nëntor, për të vazhduar deri më 22 nëntor, po aq ditë sa janë zhvilluar punimet e konferencës akademike, aktivitetet janë shumë të pakta, për shkak të buxhetit të vogël që akordoi Ministria e Kulturës këtë vit për organizimin e kësaj date, gjithsej 200 mijë denarë, ose tre herë më pak nga mbështetja e nevojshme financiare që kërkoi muzeu për organizimin e aktivitetit më të rëndësishëm të vitit për këtë institucion. Drejtori Zait Aliu ankohet për neglizhencën e përgjithshme ndaj muzeut, përkrahjen institucionale, madje edhe bashkëpunimin me komunat e tjera shqiptare dhe shkollat.  “Muzeu thuajse gjatë të gjithë vitit nuk ka vizita, dhe një muze pa vizitorë, si të thuash është si i vdekur. Të paktën komunat shqiptare në bashkëpunim me shkollat fillore dhe të mesme mund të organizonin vizita me nxënës, t’i bënin pjesë të programit mësimor. Se nuk duhet që për muzeun, kongresin të kujtohemi vetëm më 22 nëntor, promovimi i kësaj date duhet të jetë i vazhdueshëm, gjatë të gjithë vitit”, thotë Aliu. Si ngjarje aktivitete që do të organizohen në këtë përvjetor janë hapja e një ekspozite dhe koncerti festiv më 22, dhe vizita nga shoqata poetësh nga Shkupi, Selaniku, e të tjera. Sa i takon vendosjes së pankartave, flamujve, e simboleve të tjera, muzeu do të jetë i rezervuar, për të mos provokuar incidente.

 

“Në qytet nuk do të vendosim asgjë, nuk duam të provokojmë ndonjë incident, siç ka ndodhru më parë, gjithçka do të zhvillohet brenda mjediseve të muzeut”, thotë drejtori Aliu. Për dy ambientet e katit të parë të objektit të cilat nuk arritën të riktheheshin në pronësi të muzeut, planifikohen që të funksionojnë si librari dhe dyqan suveniresh, ndërsa kompletimi i ekspozitës me materiale arkivore është i domosdoshëm. Ato mund të lëvrohen nga Arkivat në Kosovë apo Shqipëri, institucione të tjera të mbrojtjes së trashëgimisë, të cilat disponojnë materiale filmike, dorëshkrime, fotografi e të tjera që lidhen jo vetëm me personalitet që patën rolin kryesor në organizimin e Kongresit, por edhe me dokumentet dhe ngjarjet e atij viti.

“Kemi ide për të realizuar projekte, për shembull me Mësonjëtoren në Korçë, Arkivin shqiptar, por është e pamundur kur buxheti që kemi si institucion nuk na lejon që të punojmë në interes të muzeut dhe kompletimit të tij. Nuk flas për objekte autentike, por të paktën për kopje dokumentesh, dokumentarësh që ekzistojnë dhe muze të tjera i disponojnë. Vazhdimisht na premtohet, sidomos kur vjen data 22, por më pas gjithçka mbetet aty ku ka qenë”, thotë drejtori. (koha.mk)

Related posts

AKV “Kemajl Azizi” pranohet në organizatën më të madhe të folklorit që është partner zyrtar i UNESCO-së

D V

Historiania e njohur bullgare e vizitoi Universitetin e Tetovës

D V

Zbulohet traileri dhe data e publikimit të sezonit të tretë të “You”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More