Agjencia Zhurnal.mk.

1,000 policë bastisin 3 ‘favela’ në Rio de Janeiro në operacionin e ashpër kundër bandave të drogave

Policë brazilianë të armatosur rëndë bastisën mëngjesin e sotëm zonën Mare në Rio de Janeiro, në një shfaqje të ashpër force kundër bandave që dominojnë komunitetet e varfra e të mbipopulluara.

Qeveria e shtetit të Rio tha se mobilizoi 1,000 agentë në tre zona në veri dhe perëndim të Rio de Janeiro — Complexo da Mare, Vila Cruzeiro e Cidade de Deus – që konsideroheshin bastione të kartelit Comando Vermelho, më i fuqishmi në zonë.Aksione të tilla janë periodike për policinë dhe ushtrinë vendase për të ndaluar fuqizimin e bandave në zonat e varfra, që shpesh dominojnë tregtinë e drogave,  cka shoqërohet me dhunë e përlasje.Megjithë disa programe paqësimi e rehabilitimi të qeverisë, zonat problematike gradualisht bien përsëri në kontrollin e bandave prej mundësive të pakta ekonomike dhe të arsimit.Operacione të tilla janë shoqëruar shpesh me protesta e ankesa ngavendasit për dorë të ashpër nga policia, teksa viktima të dhunës e arrestimeve kanë mbetur shpesh banorë të pafajshëm.Pamjet e shpërndara nga rrjetet vendase tregojnë shpesh policë me pushkë të mëdha, në autoblinda apo motorë që vërshojnë mes rrugicave të ngushta të favelave.Dhjetra ose qindra të arrestuar raportohen pas çdo aksioni të policisë, shumë prej të cilëve mohojnë akuzat apo lidhjet me bandat.

Related posts

Kapen 5.7 tonë kokainë! Droga nga Amerika Latine po transportohej drejt portit të Hamburgut

Xh M

Përmbytje dhe rrëshqitje dheu në Brazil, 8 të vdekur

Xh M

Viktimat e Gazës padisin qeverinë gjermane për “mbështetje të gjenocidit kundër palestinezëve” ​

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy