Agjencia Zhurnal.mk.

1 vjet nga tragjedia e autobusit të “Besa Trans” në Struma të Bullgarisë

Shkup, 23 nëntor – Sot bëhen pikërisht 1 vit që kur autobusi i “Besa Trans” u dogj i tëri së bashku me 45 udhëtarë të tjerë në Struma të Bullgarisë, derisa ktheheshin nga Turqia.

 

Te familjarët dhe të afërmit ka ende dhimbje dhe vuajtje, por edhe paqartësi pse hetimi i prokurorisë bullgare ende nuk ka përfunduar, ndërsa po vonon edhe procedura për dëmshpërblim. Hetimi i deritanishëm fajëson shoferin, i cili ka lëvizur me shpejtësi mbi normalen. Por avokatët bullgarë që përfaqësojnë familjarët thonë se nuk mund të anashkalohen mungesat në komunikacion dhe mungesa e duhur e sinjalizimit në rrugë, informon Zhurnal.

Në atë autobus në Maqedoni po ktheheshin gjithsej 52 udhëtarë, prej të cilëve 7 shpëtuan e 45 të tjerët u dogjën të gjallë. Nga të vdekurit, shumë kishte edhe fëmijë.

Sijka Mileva, zëdhënëse e prokurorit kryesor, thotë se po pritet përgjigja e kërkesës për ndihmë juridike e dorëzuar deri te prokuroria e Maqedonisë, e cila do t’i njoftonte familjarët e viktimave me të drejtat e tyre dhe t’i pyesin nëse duan t’i mbikqyrin dëshmitë.

Ajo thotë se tragjedia është rezultat i dy ngjarjeve të njëpasnjëshme, njëra është goditja e autobusit në gardhin mbrojtës, e më pas shkaktimi i zjarrit. Ekspertizat tregojnë se në autobus nuk ka patur mjete piroteknike ose materiale djegëse, e as që bëhet fjalë për sulm terrorist por se shoferi ka lëvizur me shpejtësi mbi normalen dhe i gjithë aksidenti është gabim njerëzor.

Përndryshe të gjitha viktimat ishin shtetas të Maqedonisë së Veriut./Zhurnal.mk

Related posts

Në Kozle nga Covid-19 po mjekohen dy foshnje një muajshe binjakë

Z.H

Sela: Të festojmë me kujdes, shpresojmë të zhbllokohet perspektiva evropiane

Z.H

Takim i parë i grupeve të punës për konkludimet për fillim të negociatave me BE

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More