Agjencia Zhurnal.mk.

1 muaj paraburgim ndaj një personi për rastin “Brezovica”

Gjykata Themelore në Ferizaj e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi të dyshuar për “Marrje ryshfeti” në rastin “Brezovica”.

 

Gjykata thotë se ekziston “dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale në bashkëkryerje marrja e ryshfetit në ndihmë nga neni 428 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 dhe 33 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), dhe ky dyshim i bazuar mbështet nga faktet dhe provat të cilat janë të bashkangjitura deri në këtë fazë”.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Komunikata e plotë:

Një muaj paraburgim ndaj A.SH., i dyshuar për rastin “Brezovica”

Ferizaj, 14 shtator 2022 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.SH., i dyshuar për shkak të veprës penale në bashkëkryerje marrja e ryshfetit në ndihmë nga neni 428 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 dhe 33 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjykata në këtë rast gjen se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale në bashkëkryerje marrja e ryshfetit në ndihmë nga neni 428 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 dhe 33 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), dhe ky dyshim i bazuar mbështet nga faktet dhe provat të cilat janë të bashkangjitura deri në këtë fazë.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarit A.SH., e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i është caktuar masë e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale të përshkruar si më lartë.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Related posts

Vdes ish-boksieri Xhevdet Peci

Xh M

Rama: Ndërtuesit janë pjesë e zhvillimit të qyteteve, Prishtina do të shndërrohet në qytet me karakter

D V

Në Bernjak dhe Jarinje janë bllokuar rrugët, qytetarët të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More