Agjencia Zhurnal.mk.

​Kriza me migrantë në kufirin Poloni-Bjellorusi, NATO dënon veprimet e Lukashenkos

Këshilli i Atlantikut të Veriut dënoi sot fuqishëm Bjellorusinë për shkak të krizës artificiale me migrantët në kufi, si pjesë e veprimeve të synuara kundër Polonisë, Lituanisë dhe Letonisë për qëllime politike.

 

Aleatët e NATO-s në një komunikatë për media solidarizohen me Poloninë, Lituaninë, Letoninë dhe kombet e tjera aleate të prekura dhe mbështesin masat e marra, në përgjigje të një situate që kërkon koordinim të ngushtë me partnerët kyç ndërkombëtarë.

“Këto veprime të pashpirta rrezikojnë jetën e njerëzve në nevojë. Ne do të mbetemi vigjilentë ndaj rrezikut të përshkallëzimit dhe provokimit të mëtejshëm nga Bjellorusia në kufijtë e saj me Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë dhe do të vazhdojmë të monitorojmë implikimet për sigurinë e Aleancës. Aleatët e NATO-s i bëjnë thirrje Bjellorusisë që të ndërpresë këto veprime, të respektojë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore dhe të respektojë ligjin ndërkombëtar”, thuhet në komunikatë.

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko kërcënoi dje se do të ndalojë transitin e gazit në Evropë, përmes gazsjellësit transnacional Yamal-Europe, nëse Bashkimi Evropian zgjeron sanksionet ndaj Minskut.

BE-ja dhe NATO-ja akuzojnë Lukashenkon për përdorimin e migrantëve si armë për të ushtruar presion mbi Perëndimin duke dërguar njerëz që ikin nga Lindja e Mesme në Minsk dhe më pas në kufijtë e Polonisë dhe shteteve baltike.

Brukseli ka njoftuar sanksione ndaj Bjellorusisë për shkak të situatës në lidhje me migrantët në kufirin polako-bjellorus.

Related posts

“CanSino” diskuton me vendet evropiane për blerjen e vaksinave të COVID-19

Z H

Pesë vendet që ende nuk kanë filluar vaksinimin kundër Kovid-19

Redaksia

Borrell: BE-ja nuk do ta njohë Qeverinë e re afgane

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More