Agjencia Zhurnal.mk.

​Edi Rama përjashton nga partia ish-kryebashkiakun e Lushnjës Fatos Tushen

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryetarë të bashkive për paketën e re të prokurimit publik, një hap me rëndësi për rritjen e eficencës dhe transparencës së sistemit të prokurimeve në vend.

 

Në fjalën e tij, Rama informoi se ish-kryetari i bashkisë Lushnje, Fatos Tushe do të shkarkohet nga detyra dhe përjashtohet nga Partia Socialiste.

Ai tha se këto masa do të rishikohen vetëm nëse në fund të procesit Tushe del i pafajshëm.

“Këto masa nuk nisen nga fakti që është fajtor apo jo, pasi nuk na takon ne ta vendosim një gjë të tillë, por i marrim këto masa për të dhënë një mesazh shumë të qartë, se kush fut duart në taksat e shqiptarëve dhe shkel të drejtën e tyre për të qenë të barabartë në konkurrencë dhe të shërbyer me dinjitet është thjesht i vetëm me avokatin e vetë personal përballë drejtësisë”, tha Rama.

Related posts

Mbërrin një tjetër aeroplan me 150 afganë në Shqipëri

D V

“Do rrëzojmë çdo mur që na ndan nga Europa”, mesazhi i Metës në përvjetorin e Shembjes së Murit të Berlinit me këngën simbol ‘The Final Countdown’

D V

Raportuesja për Shqipërinë në PE, Santos: “Open Balkan”, nismë që s’ka lidhje me BE

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More