Agjencia Zhurnal.mk.

S.W.A.T- i amerikan trajnon policinë e Tetovës

Tetovë, 18 shkurt – Në Tetovë është mbajtur trajnimi në kuadër të të cilit instruktori në Njësinë për trajnim dhe përgatitje të zyrtarëve policorë, gjatë aksioneve speciale të intervenimit në S.Ë.A.T., Uliks Gjonaj, praktikisht i trajnoi policët nga Tetova dhe Gostivari.

Njësiti për sigurimin e personave dhe objekteve, Njësiti për dislokim të shpejtë dhe Njësia speciale për trajnim dhe mbështetje për trajtimin e intervenimeve speciale, nga Policia e Tetovës dhe Gostivarit, sic njofton KlanM, u trajnuan me metoda amerikane nga instruktori amerikan me prejardhje shqiptare Uliks Gjonaj.

“Është një program shumë modern, është një program I ri që përdoret tek policia amerikane ku janë të kombinuara dy sisteme – ai amerikan dhe izraelit, për t`I dhënë një rritje profesionale policisë këtu”, thotë instruktori amerikan, Uliks Gjonaj.

Falë bashkëpunimit ndërshtetëror, Uliksi, thotë se ky trajnim është vetëm fillimi. Planifikohen edhe trajnime tjera më të avancuara.

‘Ky është vetëm fillimi, më ka ftuar Maqedonia e Veriut e falënderoj shumë, nuk do të ndalemi do të kemi trajnime më të avancuara dhe më të gjata, që edhe policia e RMV-së të ketë një program të përbashkët me policinë amerikane”, tha instruktori Gjonaj.

Gjatë trajnimit, punonjësit e policisë patën mundësinë të praktikojnë në mënyrë praktike taktikat më moderne dhe më efektive në trajtimin e detyrave të veçanta dhe të rrezikshme me operacione dhe procedura mbrojtëse, konkretisht: arrestimi, heqja e lirisë, bastisja, mbrojtja, vetëmbrojtja dhe procedura të tjera të ndërhyrjes.

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy