Uashington, 9 Mars - Greqia kėrcėnon botėn me njė krizė tė re financiare. Deklarata vjen nga kryeministri grek Jorgos Papandreu pak pėrpara takimit me kreun e Shtėpisė sė Bardhė, Barak Obama. Papandreu tha se borxhi i lartė shtetėror mund tė trondisė themelet financiar tė ekonomisė botėrore. Pritet qė nė takimin me presidentin amerikan, kreu i qeverisė greke tu bėjė thirrje vendeve europiane dhe Shteteve tė Bashkuara qė tė veprojnė sė bashku kundėr spekuluesve, tė cilėt sipas tij, po bėjnė qė kostoja e huave qė merr Greqia tė arrijė nivele tė paqėndrueshme. Papandreu tha se SHBA-ja duhet tė ketė interes nė stabilitetin e Evropės si patneri mė i madh tregtar i saj. Njė ditė mė parė, kryeministri grek u takua me sekretaren amerikane tė shtetit, Hilari Klinton e cila shprehu mbėshtetjen e shba-ve, nė pėrpjekjet e Greqisė pėr kthimin e ekonomisė nė binarė nėpėrmjet masave drastike tė paraqitura nga qeveria.
Propozimi i BE-sė: Njė FMN pėr europėn
Bruksel, 8 mars - Nė njė kohė qė Greqia ka kthyer sytė nga Shtetet e Bashkuara pėr tė dalė nga kriza, Brukseli del me njė propozim qė ka marrė miratimet e para; njė Fond Monetar Europian qė do tė ndihmojė vendet e Eurozonės. Komisioni Europian ėshtė gati pėr ngritjen e njė institucioni tė tillė me qėllim ruajtjen e qėndrueshmėrisė sė monedhės sė pėrbashkėt europiane. Lajmi publikohet nga mediat e huaja si Fajnenshėll Tajms apo NYT sipas sė cilave, Franca dhe Gjermania po pėrgatisin njė plan tė ri pėr fuqizimin financiar, me qėllimin qė ajo qė po ndodh me Greqinė, tė mos pėrsėritet nė tė ardhmen. Autoritetet gjermane thonė se qėllimi nuk ėshtė krijimi i njė konkurrenti tė FMN-sė, por sigurimi i njė ekuilibri nė eurozonė. Kancelarja gjermane angela merkel dha mbėshtetjen e saj tė plotė pėr njė organizėm tė tillė, e kjo mbėshtetje nuk do tė lėkundet edhe nė rast se do tė kėrkohen ndryshime nė traktatin e Bashkimit Europian. Mediat shkruajnė se Fondi Monetar Europian do tė kushtėzojė ndihmėn e do penalizojė ashpėr vendet qė dėshtojnė nė pėrpjekjet pėr tė ulur deficitin buxhetor si pezullimi i se drejtes se votes ne takimet ministrore te BE-se apo fondet nga buxheti I pėrbashkėt. Fondi monetar ndėrkombėtar u krijua nė vitin 1944 dhe kishte pėr synim tė ndalonte vendet qė pėrfshiheshin nga kriza tė ktheheshin nė diktatura aggressive, ashtu sic ndodhi me gjermaninė.