|
|
 |
| Ekonomi |
|
| Nė Kosovė mbi 340 mijė vetė kėrkojnė punė |
Prishtinė, 8 mars - Pamundėsia e Qeverisė sė Kosovės pėr tu futur nė kredi, zvogėlimi i mėtejshėm i tė ardhurave nga donatorėt, baza e ulėt e tė ardhurave kanė krijuare njė sfidė pėr institucionet kosovare pėr ta pėrballuar numrin e madh tė tė papunėve. Numri i tė papunėve nė Kosovė rritet nė vazhdimėsi, edhe pse tė dhėna tė sakta zyrtare deri mė tash nuk ka. Tė dhėna tė sakta pėr numrin e tė papunėve nuk ka asnjė institucion i Kosovės, as Ministria e Punės dhe Mirėqenies Sociale, (MPMS), por as Enti i Statistikave tė Kosovės (ESK). Sipas tė dhėnave tė MPMS-sė, gjatė njė viti nė Kosovė janė tė gatshėm pėr tregun e punės 31 mijė tė rinj, ku njė numėr i vogėl i tyre mund tė gjejnė pune. Musa Demiri, zėdhėnėsi i MPMS-sė, pėr gazetėn Lajm, tha se tė dhėnat pėr numrin e tė papunėve nuk janė shumė tė sakta. Ai tha se kėto tė dhėna janė bėrė nė bazė tė hulumtimeve nė terren. Nė Kosovė janė tė papunė rreth 338 895 persona. Prej tyre 161 mijė janė femra. Kėto tė dhėna janė marrė nga qendrat e lokale tė punės dhe tė punėsimit nėpėr shtatė qytetet kryesore tė Kosovės, tha ai. Pėr nga papunėsia prin Mitrovica me 64 338 persona tė papunė, Prishtinė radhitet e dyta me 63 448 persona tė papunė, Prizreni me 58 440 tė papunė, Gjakova me 40 600, Peja me 39 734, Gjilani me 36 231 dhe Ferizaj me 360 64 tė papunė.
Nga minoriteti serb tė papunė janė 13 190, minoritetet tjera si romėt, ashkalinjtė, boshnjakėt janė 17 505 tė papunė. Kėto tė dhėna, sipas MPMS-sė, janė vetėm tė dhėna bazė, por tė dhėna tė sakta nuk ka se sa ėshtė numri i tė papunėsuarve nė Kosovė.
As ESK nuk ka tė dhėna tė sakta se sa ėshtė numri i tė papunėsuarve nė Kosovė. Nė prezantimet e ESK-sė tė punėsuar janė 73 mijė persona nė sektorin publik dhe 80 mijė nė sektorin privat.
/ Zhurnal /
|
Editor: N.M. publikuar mė 08.03.2010 12:16 |
|
|
|
Të gjitha të
drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të
rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve
dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim
të portalit « Zhurnal ».
Çdo përdorues publik i
përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga «
Zhurnal » rrezikon të ballafaqohet me ligjin. |
|
| 7277 herė i lexuar |
Send to friend |
Print |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|