|
|
 |
| Lajme nga Kosova |
|
| Pėrgjaken rrugėt, 7 viktima nga aksidentet nė javė. Apelon ministri Zenun Pajaziti |
Prishtinė, 9 mars - Nė javėn e parė tė muajit mars, 7 qytetarė kanė humbur jetėn tragjikisht nė 5 aksidente rrugore nė Republikėn e Kosovės. Statistikat e muajit janar dhe shkurt tėrheqin vemendjen se situata ėshtė shqetėsuese, ku vetėm pėr kėta dy muaj ka pasur 35 tė vdekur. Duke marrė parasysh, faktet e lartpėrmendura dhe kushtet atmosferike qė mbretėrojnė kėto ditė, Ministri i Punėve tė Brendshme Zenun Pajaziti u ka bėrė thirrje qytetarėve tė Kosovės qė tė kenė kujdes tė shtuar gjatė vozitjes. "Ju kėshilloj qė tė shmangeni, pėr aq sa ju lejojnė rrethanat, nga vozitja, nė kėto kushte atmosferike. Shfrytėzoni pėr aq sa ju lejojnė mundėsitė, transportin publik apo edhe transportet e tjera alternative", thuhet nė apelin e ministrit Pajaziti. Ai sidomos u bėn thirrje grupmoshave tė reja, qė t'i shmangen vozitjes, veēanėrisht nė orėt e vona gjatė uikendeve. "Kėrkoj nga tė gjithė qytetarė e Kosovės qė t'i bashkėngjiten kėsaj thirrjeje pėr ruajtjen dhe shpėtimin e jetėve", thotė Pajaziti. Policia e Kosovės tashmė ka hartuar njė plan tė pėrkohshėm tė quajtur "Shpėtimi i jetės" me qėllim qė tė minimizojė aksidentet me fatalitet. Detajet e planit do t'i prezantohen publikut nė ditėt nė vijim nga Policia e Kosovės. / Zhurnal /
|
Editor: J.M. publikuar mė 09.03.2010 21:09 |
|
|
|
Të gjitha të
drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të
rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve
dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim
të portalit « Zhurnal ».
Çdo përdorues publik i
përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga «
Zhurnal » rrezikon të ballafaqohet me ligjin. |
|
| 3593 herė i lexuar |
Send to friend |
Print |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|