| Lajme nga Kosova |
|
| KQZ: Proces zgjedhor pozitiv nė Gjilan. DV: PDK 58.1%, LDK 41.9%. PDK shpall fitoren |
Prishtinė 14 mars- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nė Kosovė njoftoi se nga gjithsej 87 mijė e 430 votuesit potencialė tė Gjilanit, deri nė orėn 19:00 kur edhe janė mbyllur kutitė e votimit nė 127 vendvotimet, tė drejtėn pėr tė votuar e kanė shfrytėzuar 41, 3 pėr qind, pėrkatėsisht 35 mijė e 876 votues. Kryetarja e KQZ-sė, Nesrin Lushta, e vlerėsoi pozitiv procesin zgjedhor nė komunėn e Gjilanit. Procesi ka shkuar me rregull e pa incidente - sė paku nuk kemi pasur asnjė informatė pėr
ndonjė incident, ose ndonjė parregullsi, e cila kishte mundur tė ndikojė nė rregullsinė e zgjedhjeve, tha Lushta. Pėrfaqėsuesit e KQZ-sė bėnė tė ditur se nė 2 nga 9 vendvotimet alternative, pra nė fshatin Budrikė dhe nė Cėrnicė, qytetarėt nuk kanė votuar fare.
Ndėrkohė, nė intervalin kohor prej orės mesnatės e deri nė orėn 01 tė mėngjesit, KQZ-ja pritet tė japė rezultatet preliminare pėr Gjilanin, ku pėr kryetar komune garojnė Fatmir Rexhepi nga Lidhja Demokratike e Kosovės dhe Qemajl Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovės.
Sipas "Demokracise ne Veprim" e cila ka monitoruar zgjedhjet, PDK ka fituar me 58.1%, kurse LDK 41.9 % te votave.
Rezultatet zyrtare preliminare tė kėtij raundi pritet tė bėhen tė ditura rreth orės 00:00 nga KQZ.
Por ende pa dalė rezultatet pėrfundimtare nga KQZ-ja, pėr raundin e tretė nė komunėn e Gjilanit, Partia Demokratike e Kosovės tashmė e ka shpallur fitoren.
Zyrtarė pranė kėsaj partia kanė thėnė se kandidati i tyre (qė njėkohėsisht
ėshtė edhe kryetar aktual i Gjilanit), Qemajl Mustafa ka dalė fitues me 55% tė votave karshi kundėrkandidatit tė partisė tjetėr nė kėto zgjedhje, Fatmir Rexhepi nga LDK.
Simpatizues tė kėsaj partie kanė dalė nėpėr rrugėt e Gjilanit pėr tė festuar fitoren e vetėshpallur.
/ Zhurnal /
|
Editor: J.M. publikuar mė 14.03.2010 22:15 |
|