Prishtinė, 15 mars - Ka mbėrritur nė Kosovė pėr vizitė njė ditėshe, me ftesė tė ministrit tė jashtėm tė Kosovės, Skėnder Hyseni, ministri i jashtėm i Maqedonisė, Antonio Miloshoski.
Zyrtarė tė Ministrisė sė Punėve tė jashtme tė Kosovės kanė bėrė tė ditur se Miloshoski, do tė marrė pjesė nė ceremoninė e hapjes sė Ambasadės sė Maqedonisė nė Prishtinė.
Miloshovski, gjatė vizitės sė tij njėditore, do tė takohet edhe me krerė tė lartė shtetėrorė tė Kosovės, pėrkatėsisht me presidentin Fatmir Sejdiu dhe kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi. Disa ditė mė parė Kosova ka emėruar Skėnder Durmishin, si tė ngarkuarin e saj me punė nė Shkup ndėrkohė qė Maqedonia ka disa vjet qė e ka tė hapur zyrėn e saj nė Prishtinė. Maqedonia e ka njohur pavarėsinė e Kosovės nė tetor tė vitit 2008, nė tė njėjtėn ditė me Malin e Zi, ndėrsa marrėdhėni diplomatike ka lidhur nė nėntor tė vitit tė kaluar.
/ Zhurnal /
|