Prishtinė, Prizren, 13 mars - Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, ka deklaruar gjatė njė vizite nė Prizren se sė shpejti do tė bėhet riformatizimi i paralajmėruar i kabinetit qeveritar, por mohoi qė nė kėtė aspekt tė ketė presione nga faktori ndėrkombėtar. Ai nuk ka pranuar tė japė detaje mė tė hollėsishme. Megjithėkėtė, burime tė "Zhurnal" nga Qeveria tregojnė disa nga emrat qė pėrfliten mė sė shumti pėr ndryshime. Sipas kėtyre burimeve, pritet qė ministri i parė qė do tė ndėrrohet do tė jetė ajo e drejtėsisė, Nekibe Kelmendin. Nė vend tė saj do tė emėrohet njė zyrtar i LDK-sė. Minisrri i dytė qė pritet tė ndėrrohet ėshtė ai i Punėve tė Brendshme, Zenun Pajaziti. Nė kėtė rast, Pajaziti pritet tė emėrohet minister nė Ministrinė e Integrimeve, dikaster qė ende nuk ėshtė themeluar, por qė pritet tė krijohet sė shpejti. Nė kėtė riformatizim, pritet tė pėrfshijė edhe atė tė Shėndetėsisė, Alush Gashi. Pavarėsisht kėsaj, Thaci nuk ka pranuar tė japė mė shumė sqarime.
Ne do tė bisedojmė pėr agjendėn tonė shtet-ndėrtuese, atė tė funksionalizimit edhe mė tė mirė tė institucioneve. Riformatizimi ėshtė ēėshtje e autoritetit kushtetues tė kryeministrit dhe natyrisht e partnerėve tė koalicionit, ka thėnė ai.
Pėr sa i pėrket ēėshtjes sė riformatizimit, kreu i qeverisė sė vendit ka thėnė se njė gjė e tillė do tė ndodhė shumė shpejt.
Kjo do tė ndodhė nė kohė tė duhur, mund tė them edhe shumė shpejt, ka thėnė kryeministri Thaēi, duke hedhur poshtė mundėsinė e presioneve ndėrkombėtare nė kėtė drejtim.
Riformatizimi ėshtė paralajmėruar muaj mė parė, por kjo nuk ka ndodhur ende.
/ Zhurnal /
|