| Lajme nga Kosova |
|
| Sulmi mbi veturen e EULEX-it, reagon Presidenti i Republikės, Fatmir Sjediu |
Mitrovicė, Prishtinė 13 mars- Presidenti i Republikės sė Kosovės, dr. Fatmir Sejdiu e dėnoi sulmin ndaj EULEX-it, qė ndodhi sot rreth orės 01:00 nė portėn kufitare 31, afėr Zubin Potokut nė veri tė Kosovės, me ērast njė veturė e UNMIK-ut u qėllua me armė zjarri duke pėsuar dėmtime. Presidenti Sejdiu theksoi se sulmi ndaj EULEX-it ėshtė absolutisht i papranueshėm pėr popullin dhe institucionet e Republikės sė Kosovės, ndėrsa, ėshtė kundėr interesave tė Republikės sė Kosovės dhe tė gjithė qytetarėve tė saj. Presidenti Sejdiu kėrkoi nga organet pėrgjegjėse qė tė ndriēojnė sa mė parė atė qė ka ndodhur dhe qė autorėt e sulmit ti nxjerrin sa mė parė para organeve tė drejtėsisė.
EULEX-i e dėnon fuqishėm sulmin nė vijėn e Kufirit/Kufirit Administrativ (Porta 31) afėr Zubin Potokut nė veri tė Kosovės. Sipas tyre, sot nė mėngjes (13 mars 2010) rreth orės 01.00 pas mesnate, njė makinė e EULEX-it ėshtė qėlluar me armė dhe ka pėsuar dėmtime. Po ashtu, njė objekt-kontejner i Policisė sė Kosovės ka pėsuar dėme tė vogla nga njė mjet shpėrthyes.
"Fatmirėsisht, askush nuk u lėndua, por EULEX-i dėshiron tė theksojė se ky akt kriminal dhe kundėr jetės nuk i shėrben interesave tė qytetarėve, tė tė gjitha komuniteteve, nė Kosovė", thuhet nė komunikatėn e EULEX-it. Ai nuk i shėrben interesave tė Kosovės e as tėrė rajonit tė Ballkanit Perėndimor nė rrugėn e tyre drejt integrimeve evropiane tė mėtejme. Asnjėherė dhuna nuk mund tė jetė zgjidhja.
Hetimet janė duke u zhvilluar bashkarisht nga Policia e Kosovės dhe Policia e EULEX-it.
Pika kufitare numėr 31 nė veri tė Kosovės, e cila ka qenė e mbyllur pėrkohėsisht nė tė dy kahet e qarkullimit pėr shkak tė sulmit ndaj njė veture tė EULEX-it, ėshtė hapur serish pėr qarkullimin e njerėzve dhe tė automjeteve.
Nė njė komunikatė tė Policisė sė Kosovės thuhet se pika kufitare nė Bėrnjak ėshtė mbyllur mbrėmė pas mesnatės kur edhe ka ndodhur sulmi, dhe se kjo pikė kufitare ėshtė hapur pėr qarkullim pas pėrfundimit tė hetimeve nga ana e Policisė sė Kosovės dhe asaj tė EULEX-it nė orėt e hershme tė mėngjesit.
Sipas raporteve preliminare tė policisė mėsohet se mjeti eksplodues i llojit ende tė papėrcaktuar dhe tė shtėnat nga armė automatike tė drejtuara nga persona ende tė paidentifikuar, kanė shkaktuar dėme materiale nė njė automjet tė EULEX-it dhe kontejnerė tė policisė sė Kosovės.
Policia ka identifikuar vendin ku besohet tė ketė qenė hedhur mjeti shpėrthyes, ndėrsa ekzaminimi i vendit tė ngjarjes nėn udhėheqje tė hetuesve rajonal pėr krime serioze dhe teknikėve tė kriminalistikės ka pėrfunduar rreth orės 5.00.
Nuk ėshtė raportuar pėr persona tė lėnduar. Policia e Kosovės bashkėrisht me komponentėn policore tė EULEX-it, ka iniciuar dhe ėshtė nė zhvillim tė hetimeve intensive pėr tė zbuluar shkaqet, motivet dhe tė dyshuarit e mundshėm tė kėtij akti kriminal.
Njė automjet i misionit EULEX ėshtė sulmuar natėn e kaluar nė pikėn kufitare 31 nė veri tė Kosovės, ka konfirmuar pėr "Zhurnal", Baki Kelani, zėdhėnės i Policisė sė Kosovės.
Sipas policisė, rasti ka ndodhur pas orėve tė mesnatės.
Mbrėmė nė ora 00.35 ėshtė regjistruar njė sulm me armė zjarri dhe hedhje tė mjetit shpėrthyes te porta kufitare numėr 31, nė njė veturė tė EULEX-it, e cila ndodhej nė atė portė, ka thėnė Kelani.
Ai ka shtuar se nuk ka tė lėnduar nė njerėz, por vetėm dėmtime nė veturė.
Tash pėr tash nuk ka tė arrestuar rreth kėtij rasti kurse hetimet kanė filluar. Pikat kufitare 1 dhe 31 nė veri tė Kosovės, janė nėn kontrollin e Policisė sė EULEX-it pas djegies sė tyre nė mars tė vitit 2008, vetė disa javė pasi vendi shpalli pavarėsinė.
/ Zhurnal /
|
Editor: J.M. publikuar mė 13.03.2010 17:00 |
|