Prishtinė, 10
mars - Vendet e Quintit Franca, Gjermania, Italia, Mbretėria e Bashkuar dhe
SHBA, tė mėrkurėn mbrėma, e kanė lėshuar njė deklaratė, ku thuhet se nuk i
ėshtė prezantuar kryeministrit, qoftė kolektivisht apo individualisht, dėshmi
apo tė dhėna tė inteligjencės lidhur me veprimet e supozuara korruptive tė
anėtarėve tė Qeverisė sė Kosovės dhe as ka kėrkuar ndėrrime nė Qeverinė e tij.
Shtetet e Quintit konsiderojnė se kjo ėshtė pėrgjegjėsi e kryeministrit dhe
partnerėve tė tij tė koalicionit. Shtetet e Quintit ripohojnė pėrkushtimin e
tyre pėr tė bashkėpunuar me Qeverinė e zgjedhur tė Kosovės pėr tė avancuar
interesat e shtetit dhe pėr tė shtyrė pėrpara qeverisjen e mire, thuhet nė
deklaratė.
Gazeta Koha
ditore ka raportuar, se nė kuadėr tė luftės kundėr korrupsionit, pėrfaqėsues
tė bashkėsisė ndėrkombėtare i kanė kėrkuar kryeministrit tė Kosovės, Hashim
Thaēi qė tė largojė njė ministėr tė kabinetit tė tij, ngase ka dėshmi tė shumta
pėr keqpėrdorim tė postit. Sipas burimeve tė kėsaj gazete, faktori ndėrkombėtar
ka kėrkuar nga kryeministri Thaēi shkarkimin e njėrit ministėr. Dosja, qė
kryeministrit Thaēi i ėshtė treguar nga shėrbimi inteligjent i njėrit shtet
anėtar tė Quintit, thuhet se pėrmban tė dhėna tė mjaftueshme pėr tė argumentuar
dhjetėra milionė euro keqpėrdorime tė ministrit nė fjalė.
Ditė mė parė,
shefi i Zyrės Civile Ndėrkombėtare (ICO) nė Kosovė, Pieter Feith, nė njė
intervistė pėr agjencinė e lajmeve Reuters, ka thėnė se Kosova nuk mund ti afrohet
Bashkimit Evropian pa luftuar dhe pa zhdukur tė keqen e krimit tė organizuar
dhe korrupsionit.
Edhe zyrtarė tė
misionit evropian tė sundimit tė ligjit nė Kosovė, EULEX, patėn paralajmėruar
se do tė arrestohen peshq tė mėdhenj tė pėrfshirė nė korrupsion dhe krim tė
organizuar.