Prishtinė, 10 mars - Raportet e ngrira midis KFOR-it dhe
institucioneve tė Kosovės janė normalizuar tė mėrkurėn. Takimi i presidentit
Fatmir Sejdiu dhe kryeministrit Hashim Thaēi me komandantin e KFOR-it, Markus
Bentler, ka rezultuar me vazhdimin e bashkėpunimit ndėrmjet NATO-s dhe Forcės
sė Sigurisė sė Kosovės (FSK). Nėpėrmjet komunikatave pėr media tė lėshuar nga
Presidenca e Kosovės dhe nga KFOR-, bėhet e ditur se do tė vazhdojė nė tė
ardhmen angazhimi i pėrbashkėt pėr ngritjen e FSK-sė. Pas pezullimit tė
mbėshtetjes sė KFOR-it pėr Forcėn e Sigurisė sė Kosovės mė 5 mars, presidenti
dhe kryeministri kanė punuar me komandantin e KFOR-it qė ti zgjidhin nė mėnyrė
tė kėnaqshme ēėshtjet nė fjalė. Kjo ka rezultuar nė njė marrėveshje tė re e
cila ka tė bėjė me mėnyrėn e pėrdorimit tė njėsisė ceremoniale tė FSK-sė, e
cila do tė vazhdojė ti pėrdorė armėt e demilitarizuara, me pajtimin e
komandantit tė KFOR-it, dhe rikonfirmon se FSK-ja nuk do tė ketė rol mbrojtės
apo ushtarak meqė kjo detyrė ėshtė e ndėrmarr nga KFOR-i, thuhet nė deklaratėn e KFOR-it.
Zyra e
presidentit tė Kosovės ka bėrė tė ditur se nė kėtė takim ėshtė arritur
dakordimi pėr vazhdimin e bashkėpunimin. Mė tej nė deklaratė, institucionet e
Republikės sė Kosovės theksojnė nevojėn e bashkėrendimit me KFOR-in, nė rastet
e paraqitjes publike tė Gardės Ceremoniale, ndėrkaq mirėpresin mbėshtetjen e
KFOR-it pėr FSK-nė, ndėrsa ato ruajnė dhe aplikojnė parimet e respektit tė
ndėrsjellėt, bashkėpunimit tė afėrt dhe transparencės sė plotė.
Raportet mes
FSK-sė dhe KFOR-it u ftohėn mė 5 mars, nė ceremoninė pėrkujtimore me rastin e
fillimit tė Epopesė sė UĒK-sė, kur Garda Ceremoniale e FSK-sė u paraqit me
armė zjarri pėr tė nderuar 12 vjetorin e rėnies sė komandantit legjendar Adem Jashari
dhe familjen Jashari. Kjo gjė pėr KFOR-in ėshtė konsideruar si e papranueshme
dhe shkelje e marrėveshjes qė nė raste tė tilla, FSK-ja tė mos paraqitet nė
mėnyrė ushtarak.