|
|
 |
| Lajme nga Maqedonia |
|
| FDBK: Leter Konfidenciale drejtuar gjithe Lidereve shiptare ne Shkup |
Tirane 14 Mars - Leter Konfidenciale drejtuar krerėve tė partive politike shqiptare nė Shkup:
Zotit Arben Xhaferi, Zotit Menduh Thaēi, Zotit Ali Ahmeti, Zotit Bardhyl Mahmuti, Zotit Hysni Shaqiri, Zotit Imer Selmani, Zotit Rufi Osmani, Zotit Ernad Fejzullahu, Zotit Sefedin Haruni, Zotit Ibush Hetemi,
Jemi tė ndėrgjegjėsuar tu drejtohemi edhe njė herė me kėtė letėr konfidenciale, pėr tė sqaruar nė vijimėsi pozicionin dhe vlerėsimin e Kryesisė sė Frontit Demokratik pėr Bashkim Kombėtar, nė lidhje me ftesėn publike pėr krijimin e Forumit Politik Shqiptar nė Maqedoni, me synimin: Angazhimin e tė gjitha forcave politike shqiptare pėr mbrojtjen e interesave tė shqiptarėve nė Maqedoni, me njė qėndrim tė pėrbashkėt pėrballė nevojės jetike tė mbrojtjes nė tėrėsi tė ēėshtjes dhe interesave tona kombėtare, duke shfrytėzuar tė gjitha potencialet, angazhimet, mundėsitė drejt rrugėve demokratike nė shėrbim tė saj.
I pėrmbahemi kėtij angazhimi, pasi situata imponon njė organizim mė tė plotė politik dhe masa tė hapura demokratike, tė mbėshtetuta nė tė drejtėn tonė morale e juridike, pėr denoncimin e qėndrimeve politike, sociale dhe ekonomike tė strukturave tė shtetit maqedon, duke nėnvleftėsuar rolin e faktorit shqiptar nė plotėsimin e standarteve tė shtetit tė qytetarit. Frontit Demokratik pėr Bashkim Kombėtar kėrkon bashkėpunimin konkret pėr ēėshtjen shqiptare, dhe kėtė do ta arrijmė tė gjithė sėbashku, mbi moton njė komb, njė qėndrim, pavarėsisht bindjeve partiake dhe programeve tuaja politike.
Takimi i parashikuar tė zhvillohej nė Tiranė nuk u realizuar nė mėnyrė tė njėanėshme, duke sjellė edhe njė herė nė vėmendjen e opinionit shqiptar atė fenomen tipik qė na ka penguar pėrherė tė vlerėsojmė potencialet tona kombėtare dhe na ka hequr mundėsinė, edhe atėherė kur situata na ka favorizuar, pėr tu kthyer nė faktor tė rėndėsishėm pėr paqen dhe stabilitetin brenda gjeopolitikės ballkanike. Ndoshta ju mund tė jeni kundėr edhe pse nisma pėr takim merret nga Kryesia e Frontit Demokratik pėr Bashkim Kombėtar me qendėr nė Tiranė, por besojmė, dhe nuk do tė kemi kundėrshtim, po qe se ju jepni njė arėsye apo disa tė tilla, pėrse krerėt politikė shqiptarė tė Shkupit nuk duhet tė jenė tė pranishėm nė njė forum mbarėshqiptar. Ėshtė detyrim moral tė angazhohesh nė veprimtari kombėtare, tė cilat i shėrbejnė plotėsimit shkallė shkallė tė interesave kombėtare, veēanėrisht nė pėrmirėsimin e situatės sė popullsisė shqiptare qė jeton nė hapėsirat e saj etnike brenda shtetit maqedon. Ky detyrim ėshtė nė radhė tė parė angazhim pėr partitė politike shqiptare qė kanė pėrgjegjėsinė e miradministrimit tė potencialeve morale, politike, sociale dhe ekonomike tė popullsisė shqiptare qė pėrfaqėsohet nėpėrmjet jush nė jetėn e atij shteti.
Sigurisht, subjektet politike shqiptare nė Maqedoni, tė ndodhura edhe nė kėtė rast nėn presionin e faktorit ndėrkombėtar dhe atij tė brendshėm, kanė vėshtirėsi nė vendimarrje tė rėndėsishme pėr nisma tė tilla, tė cilat kanė tė bėjnė me interest tona kombėtare, por sot ēėshtja shtrohet pėr mė shumė se sa kaq, pėrtej interesave partiake apo tė krerėve politikė me dhe pa pushtet nė Maqedoni.
Ēėshtja sot shtrohet pėr gjendjen e shqiptarėve nė shtetin e Maqedonisė, tė cilėt ndihen tė diskriminuar dhe tė pėrbuzur. Institucionet e shtetit maqedon nėpėrmjet akteve ligjore, (qė fatkeqėsisht mbėshteten dhe nga mandatet e shqiptarėve) po ja vėshtirėsojnė jetė popullsisė nė kufijtė ekstrem. Nuk besojmė kurrė se ju do tė pajtoheni me kėtė gjendje, e cila nė vetevete po akumulon pėrditė njė krizė tė thellė, qė do tė kėrkojė me siguri valvulat e shkarkimit. Pasojat mund tė jenė tė rėnda dhe pėrgjegjėsitė kombėtare gjithashtu.
Ēėshtja shtrohet qė secili nga krerėt e subjekteve politike, me vullnet politik dhe kurajon tė mbėshtetur nė genin shqiptar, tė mbėshtetur nė kodin tonė kombėtar, tė kalojė pengesat dhe ti nėnshtrohet vetėdijes kombėtare, tė dalė mbi veteveten, duke marrė vendimin mė tė drejtė nė shėrbim tė Kombit Shqiptar. Heshtja ėshtė vrasėse pėr tė gjithė dhe nesėr mund tė jetė vonė. Frontit Demokratik pėr Bashkim Kombėtar, duke qenė njė organizim demokratik, legal e transparent me opinionin shqiptar dhe institucionet e tij, e merr kėtė nismė jo pėr tė krijuar rreth vetes psikologjinė e paternalizmit mbi forcat e tjera politike e patriotike shqiptare. Nese mendohet kėshtu nga kushdo, kjo ėshtė e gabuar dhe meriton tė korrigjohet.
Krysia e Frontit Demokratik pėr Bashkim Kombėtar ka gjykuar duke ndėrmarrė kėtė nismė qė, pasi tė realizohej takimi i hapur nė Tiranė mbi bazėn e barazisė dhe tė ndjeshmėrisė sė thellė kombėtare, tė gjitha pushtetet do ti dorėzoheshin Forumit Politik Shqiptar nė Maqedoni, pjesė e tė cilit do tė jemi edhe ne. Kjo do tė arrihet nė bazė tė vendimarrjes sė pėrbashkėt, duke respektuar identitetin dhe vlerat kombėtare tė ēdo subjekti.
Ne gjykojmė me trasparencė, se nėqoftėse do tė ketė njė forcė tjetėr politike shqiptare brenda shtetit maqedon, e cila do ta merrte pėrsipėr kėtė nismė, ne do tė jemi tė gatshėm tė bashkėpunojmė pa asnjė rezervė pėr interesin e pėrbashkėt. Pėr sqarim: Kryesia e Frontit Demokratik pėr Bashkim Kombėtar do ti drejtohet opinionit shqiptar nė Maqedoni dhe kudo tjetėr, pėr tė sqaruar edhe njė herė hapur, se ēfarė kėrkojmė ne dhe cilat janė qėndrimet e faktorit politik shqiptar nė Maqedoni, me veēoritė specifike pėr ēdo subjekt politik.
Ēėshtja qė shtrohet, mbetet e hapur.
Nė konsideratė Dr. Sulejman ABAZI (NESHAJ) Kryesia e FDBK / Zhurnal /
|
Editor: B.M. publikuar mė 14.03.2010 18:23 |
|
|
|
Të gjitha të
drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të
rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve
dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim
të portalit « Zhurnal ».
Çdo përdorues publik i
përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga «
Zhurnal » rrezikon të ballafaqohet me ligjin. |
|
| 5987 herė i lexuar |
Send to friend |
Print |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|